Publikuar me datën: Fri, May 13th, 2011

Stefanoviq: Vizita nuk konfirmon pavarësinë e Kosovës

Beograd, 13 maj  – Pala serbe konsideron se vizita e Borko Stefanoviqit në Kosovë është në funksion të lehtësimit të dialogut ndërmjet dy palëve .
Shefi i ekipit serb në dialogun me Kosovën Borko Stefanoviq ka përgënjeshtruar pohimet në Prishtinë se vizita e tij është një hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Kemi pasur rastin që, do ta quaja në një atmosferë pune e konstruktive, të transmetojmë pikëpamjet tona dhe të përpiqemi për të zgjidhur problemet. Natyrisht, duke mos e braktisur pozicionin tonë të ditur mirë për statusin e Kosovës. Mendoj se kjo nuk ka qenë pengesë për bisedime të mira dhe po ashtu mendoj se dhe u vërtetua se kjo vizitë nuk ka pasur kurrfarë karakteri shtetëror dhe me të as që u konfirmua e ashtuquajtura pavarësi e Kosovës” , ka thënë Stefanoviq, njofton B92.
Po ashtu shefi i ekipit i serb ka thënë se i vjen keq që bisedimet u mbajtën në hije të, siç ka thënë ai, trazirave dhe dhunës dhe të dy sulmeve në automobilin e delegacionit serb.
“Automobili ynë është sulmuar dy herë dhe kundër nesh janë hedhur disa objekte, disa kuti të cilat kanë thyer xhaminë e përparmë të veturës. Kjo në radhë të parë tregon për ndarjen e madhe të spektrit politik në Kosovë dhe se ka të atillë që kundërshtojnë këtë dialog, por mendoj se në asnjë mënyrë nuk mund të ndalen proceset që kanë filluar dhe të cilët do të shpien drejt zgjidhjet së problemeve konkrete”, konsideron Stefanoviq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close