Publikuar me datën: Fri, Mar 25th, 2011

Stefanoviq: Çështja e veriut të zgjidhet për ta ruajtur paqen

Beograd, 25 mars – Udhëheqësi i ekipit negociator serb në bisedimet Serbi-Prishtinë, Boris Stefanoviq ka deklaruar se çështja e veriut të Kosovës duhet të zgjidhet asisoj që ta ruajë paqen dhe stabilitetin.
Stefanoviq ka deklaruar për televizionin “Most” të Zveçanit se ekipi negociator serb nuk është dërguar në Bruksel për t’ia hapur rrugën pavarësisë së Kosovës dhe as që ta njohë pavarësinë e saj, por për të trajtuar çështjet konkrete.
“Njëra prej çështjeve është veriu i Kosovës dhe kjo çështje duhet të zgjidhet në atë mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti”, ka thënë Stefanoviq, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos reagojnë ndaj provokimeve dhe manipulimeve, si dhe të kujdesen për veten dhe pronat e tyre.
“Fakti se qytetarët serbë kanë arritur të qëndrojnë në Kosovë me gjithë vështirësitë dhe dëbimet, është garanci se Republika e Serbisë është e pranishme në Kosovë dhe se Kosova është pjesë e shtetit të Serbisë”, ka thënë Stefanoviq.
Ai ka paralajmëruar se dialogu me Prishtinën do të vazhdojë në fund të marsit, duke shtuar se opinioni dhe qëndrimi i serbëve të Kosovës do të prezantohet tani për tani nga ekipi negociator, mirëpo kjo nuk e përjashton mundësinë që një ditë ata të jenë personalisht të pranishëm në takimet në Bruksel.
Beogradi dhe Prishtina do të mundohen që të zbatojnë marrëveshjet e arritura gjatë bisedimeve përmes vendimeve të bëra nga organet e tyre kompetente, ka thënë ai.
“Jam i befasuar nga pohimet e Prishtinës se ata do të mundohen me çdo kusht që të mos i ndryshojnë ligjet dhe rregulloret, pasi që nuk jam i sigurt se një gjë e tillë është e mundur”, ka thënë ai, duke shtuar se gjëja pozitive në këtë mes është se BE-ja është partner, ndërmjetësuese dhe pjesëmarrëse në bisedime, pasi që në këtë mënyrë e ka rolin e garantueses për zbatimin në terren të marrëveshjeve të arritura.
Stefanoviq ka thënë se raportet me BE-në janë të mira, duke shtuar se ai e ka fituar përshtypjen se BE-ja është e kënaqur me mënyrën e fillimit të bisedimeve.
“Temat e reja do të nxisin mospajtime të reja midis ekipeve negociatore, mirëpo kjo nuk do të na pengojë të arrijmë një zgjidhje adekuate”, ka thënë Stefanoviq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close