Publikuar me datën: Mon, May 28th, 2012

Stacioni jugor përurohet, nis i Policisë Rajonale në Mitrovicë

Është përuruar të hënën në Mitrovicë objekti i stacionit jugor i Policisë së Kosovës, ndërsa është vendosur edhe gurthemeli i ndërtimit të objektit të Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Me këtë rast, Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se pas shumë peripecive në punë, stacioni jugor i policisë në Mitrovicë tani do të ketë objektin e vet.

“Ky objekt ka kushtuar rreth 600 mijë euro dhe i plotëson të gjitha standardet evropiane për punë të policisë. Edhe dhomat e ndalimit janë të standardeve më të larta, me ç’rast plotëson edhe një kusht për integrime në BE”, ka thënë Rexhepi.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se policia, përkatësisht stacioni jugor, ka pasur probleme të mëdha në funksionimin e saj, pikërisht për shkak të mungesës adekuate të një objekti. Sipas tij, tani policia do të ketë objektin e vet adekuat dhe do të ketë kushte shumë më të mira për punë.

Ai ka theksuar se këtu do të vendoset stacioni jugor dhe policia e trafikut rajonal, ndërsa në këtë pjesë të qytetit ku ndodhet ky objekt, policia do të ketë edhe lëvizje më të lehtë, sepse kufizohet me rrugët kryesore për veri dhe jug të qytetit.

Në anën tjetër, ministri Rexhepi bashkë me kryetarin e komunës Avni Kastrati dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kanë vënë po ashtu gurthemelin e objektit të Komandës Rajonale të Policisë në Mitrovicë. Ky objekt do të kushtojë rreth 850 mijë euro, ndërsa pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close