Publikuar me datën: Sun, Oct 7th, 2012

Sot zhvillohet edhe derbi i qytetit të Milanos

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka dhënë sinjale se do të luajë në derbin e së dielës kundër Interit me tre mbrojtës. Ai kërkon fitore për të dëshmuar këndelljen e skuadrës. Milani pas gjashtë xhirove zë pozitën e 11-të në tabelë me shtatë pikë, ndërsa është plot pesë pikë larg Interit që është i treti, e nëntë larg Juventusit që kryeson, raporton gazeta Koha Ditore. “Mendoj se derbi është ndeshje ndryshe nga të tjerat. Në derbi nuk ka favorit”, ka thënë Allegri, përcjellin mediumet italiane.

Milani është këndellur në mesjavë, kur triumfoi në St. Petersburg përballë Zenitit me rezultatin 3:2, në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra milaneze gjatë verës ka shitur dy yjet Zlatan Ibrahimoviq e Thiago Silva te PSG-ja dhe nuk ka bërë transferime të mëdha për të mbuluar hapësirën që ka mbetur me largimin e tyre. Shkaku i paraqitjeve të dobëta Milani ka humbur edhe shumë tifozë. Në mesjavë u është dashur lojtarëve të Milanit që të bëjnë video mesazhe për të ftuar tifozët në derbin “Madonnina”, pasi interesimi nuk ka qenë aq i madh.

“Fitorja do të thoshte shumë. Ne po përballemi me një skuadër të madhe si Interi. Në ndeshjen kundër Zenitit kemi përfunduar me tre mbrojtës, diçka që kemi stërvitur në të kaluarën. Ka situata kur skuadra do të luajë në mënyrë tjetër. Unë ndoshta do të paraqes një skuadër dukshëm më ofensive”, ka thënë Allegri.

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka fituar përballjen e vetme që ka pasur me Milanin deri më tash. Ai triumfoi 4:2 edicionin e kaluar, duke ia shuar në këtë mënyrë Milanit ëndrrën për titull.

“Milani ka ndryshuar shumë, por në mënyrë krejt tjetër nga ne. Mendoj se kjo ndeshje do të jetë shumë e hapur dhe çdo rezultat është i mundur. Do të jetë një përballje fascinuese. Në fushë do të shihet se cila skuadër është më e fortë. Ndoshta lojtarët e mi janë më të motivuar se ata të Milanit, por Allegri ka përvojë më të madhe se unë, kështu që është një balancë”, ka thënë Stramaccioni.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close