Publikuar me datën: Sun, Apr 25th, 2010

Sot nis ndërtimi i autostradës Morinë-Merdar

Prishtinë, 25 prill – Sot, në mesditë do të fillojë ndërtimi i autostradës të shumëpritur dhe të shumëpërfolur Morinë-Merdar.  Fillimin e punimeve për vazhdimin e autostradës në pjesën e Kosovës, projektit më të madh të infrastrukturës në Kosovë, autostradës Morinë-Merdar, është paralajmëruar ta shënojë simbolikisht shpërthimi i një eksplozivi në Vërmicë.
Në pikën kufitare në Vëmicë, sot në mesditë, në një solemnitet të madh, krahas qytetarëve nga të gjitha viset shqiptare, janë ftuar të marrin pjesë personalitete të larta nga Kosova e Shqipëria, përfaqësues të partive politike dhe udhëheqës të komunave kosovare, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovës.
Ndërkaq, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar edhe homologun e tij Sali Berisha, i cili pritet që bashkë me shumë autoritete të Republikës së Shqipërisë të jetë i pranishëm në këtë ceremoni festive që shënon momentin kur autostrada Durrës – Merdar, apo “Rruga e Kombit”, si po quhet, fillon të lëshojë shtat edhe në pjesën kosovare.
Autostrada Morinë-Merdar, e cila është vazhdimësi e autostradës Durrës – Morinë, lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, ndërsa Kosovës i krijon mundësi të daljes në det duke e lidhur pikën më të skajshme kufitare të Kosovës, Merdarin me portin e Durrësit.
Bëhet me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet që të fillohen punimet, pas një pune të suksesshme që ka bërë Komiteti ndërministror, pjesë e të cilit janë Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, si dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Vetë ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i cili është edhe në krye të Komitetit ndërministror, ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e punimeve, ndërkaq ka ftuar gjithë zyrtarët dhe qytetarët e Kosovës që këtë fundjavë ta kalojnë në Vërmicë.
Autostradën do ta ndërtojë pjesë pjesë konsorciumi amerikano-turk “Bechtel-Enka”, e cila ditë më parë ka nënshkruar konyrtatën me Qeverinë eKosovës.
Sipas të dhënave, pjesa e parë e autostradës do të ndërtohet nga Vërmica deri në Duhël të Suharekës, ndërsa  gjatësia e kësaj traseje pritet të jetë rreth 80 kilometra dhe për të do të paguhen prej 7,5 deri në 8 milionë euro për një kilometër rrugë. Kostoja e përgjithshme e këtij projekti pritet të jetë mbi 650-700 milionë euro, pasi janë mënjanuar 20 kilometra të autostradës, ndërsa traseja është këputur në Besi të Prishtinës dhe nuk vazhdon deri në Merdar.
Në garë për këtë projekt ishte edhe kompania austriake, e cila kishte kërkuar 1 miliard e 300 milionë euro për ndërtimin e autostradës në trasenë e vjetër, ku përfshiheshin edhe 20 urat dhe tri tunelet në Qafën e Duhlës së Komunës së Suharekës.  Kjo nuk u kishte pëlqyer qeveritarëve, të cilët morën vendim për ndryshimin e trasesë, e cila duhej të kalonte nëpër fshatrat Arllat e Komoran të Drenasit për të kaluar në Malishevë dhe nga aty për t’u lidhur me Suharekën.  Kjo “lëvizje taktike”, sipas ministrit Limaj, kishte kursyer rreth 400 milionë euro nga buxheti i Kosovës, pasi ishin shmangur tunelet dhe urat, ndërtimi i të cilave kërkonte një kosto të lartë. Edhe pse prej janarit kanë filluar këto negociata, Qeveria e Kosovës ende nuk ka hartuar skenarin për financimin e autostradës si dhe shlyerjen e borxheve pas marrjes së kredive nga bankat e “Bechtel-Enkas”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close