Publikuar me datën: Sat, May 29th, 2010

Sonte finalja e Eurosongut, Shqipëria ndër favoritët

Osllo, 29 maj – Në kryeqytetin e Norvegjisë sonte zhvillohet nata finale e Festivalit Europian të Këngës. Në skenën e stadiumit Telenor Arena do të ngjiten këngët e 25 shteteve evropiane, 20 të përzgjedhura nga dy netët gjysmëfinale dhe 5 këngë kanë hyrë automatikisht në garë, falë pozicionit që zunë vitin e kaluar në këtë garë.

Festivalin do ta hapë Azerbajxhani me këngën Drip Drop të kënduar nga Safura. Juliana Pasha do të ngjitet në skenë e 15-ta, e e shoqëruar nga tri këngëtare amerikane, Glenys Vargas nga New York City, Desiree Keedjour nga Chikago dhe Joy nga New Yorku dhe tingujt e muzikës së violinistit të njohur edhe në arenat ndërkombëtare, shqiptarit Olen Cezari. Gjithë këto ditë, për grupin shqiptar që ndodhet atje, për këngëtaren Juliana Pasha, kompozitorin Ardit Gjebrea dhe tekstshkruesin Pirro Çako kanë qenë të ngjeshura me prova, konferenca shtypi. Emocionet rriten më shumë sot në mbrëmje në kërkim të një pozicioni sa më të mirë në renditje. Dhe pse jo dhe fitues të festivalit. Në një intervistë për faqen online ecstoday. Com, e cila publikon gjithçka po ndodh në këtë festival, gazetarë nga Meksika, Greqia, Spanja, SHBA dhe Germania, Serbia të akredituar në Osllo që po ndjekin festivalin parashikojne Shqipërinë me “It’s all about you” si pretendente për çmimin e parë mes shteteve si Belgjika Izraeli, Gjermania dhe Azerbajxhani. Ata shprehen se është e vështirë pasi këtë vit gara është shumë e fortë.

Vetë Juliana Pasha ka thënë se Tirana do të ishte shumë e lumtur të mirëpriste Eurosongun vitin e ardhshëm, në rast se Shqipëria do të fitonte, megjithatë e pranon se gara është shumë e fortë.
Ajo çfarë mbetet është vetëm të presim mbrëmjen e sotme kur Evropa do të vendosë se kush do të jetë fituesi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close