Publikuar me datën: Sat, Jul 9th, 2011

Socialistët i drejtohen Komisionit të Venecias

Tiranë, 9 korrik – Pyetja nëse Partia Socialiste do t’i drejtohet për një mendim këshillues Komisionit të Venecias apo kur do t’i dërgohet një kërkesë e tillë, tashmë ka një përgjigje.

Top Channel ka mundur të mësojë se Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin e Venecias 4 pyetje, që lidhen me atë ndodhi në garën për Bashkinë e Tiranës.Këto pyetje janë dërguar vetëm pak ditë pasi KQZ, në mënyrë selektive hapi 117 kuti, pas pretendimeve se kishte sinjalizime për vota të hedhura gabim.Kërkesa e socialistëve mban firmën e kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruci.

Në pamundësi të dërgimit direkt të këtyre pyetjeve nga Partia Socialiste e cila nuk e ka tagrin e nevojshëm për të ndërmarrë këtë hap, pyetjet e socialistëve i janë bashkangjitur atyre të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës Torbjon Jagland.Pyetjet kanë të bëjnë me sigurinë juridike të procesit që ndodhi pas datës 14 Maj kur kandidati Edi Rama u shpall fitues me 10 vota më shumë se rivali Lulzim Basha.

1-Si duhet të trajtoheshin nga KQZ fletët e gjetura në kutitë e gabuara?

2-A mundej KQZ që pas përfundimit të procesit së numërimit me 14 Maj të vlerësonte votat e hedhura gabim dhe të nxirrte një tabelë të re duke ndryshuar rezultatin?

3-A jemi përballë një pavlefshmërie të paevitueshme pasi nga tabela e rezultatit të KQZ dalin më shumë fletë të gjetura në kuti se sa numri votuesve?

4-A ishin zgjedhjet e 8 Majit të lira dhe të ndershme sipas standardeve?

Për këto pyetje Partia Socialiste pret opinionin e këtij Komisioni.

Kjo është hera e parë që Komisionit të Venecias do t’i duhet të analizojë problematikën e pretenduar nga PS për zgjedhjet e 8 Majit duke shënuar rastin e parë kur zgjedhjet shqiptare do të marrin një opinion të specializuar për këtë çështje, mbase për t’i dhënë fund njëherë e mirë debateve njëkohësisht për të certifikuar apo kundërshtuar veprimet e KQZ.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close