Publikuar me datën: Sat, Apr 27th, 2013

Sllupçanati pret ribrendimin – Nazif Zejnullahu

Sllupçanati pret ribrendimin – Nazif Zejnullahu

Sllupçanati pret ribrendimin – Nazif Zejnullahu

 

Kryetari i shtetit dhe Kryeministri janë nxehur shumë dhe të dy, në të njëjtën kohë, “po e zbulojnë Amerikën” për të dalë nga kriza e thellë ku ka rënë vendi. Derisa ata janë atje, shtypi i Shkupit po i bie në të djathtë e në të majtë për rishikimin e amnistisë që është dhënë për ish-ushtarët e UÇK-së (“katër rastet e Hagës”), po shkon në Shqipëri dhe atje çdo pjesëtar ortodoks shqiptar e bën “maqedonas”,  për të na thënë neve këtu se “kurrfarë hairi nuk po sheh Shqipëria nga NATO”, po i kritikon haptas SHBA-të për raportin e Stejt Departamentit për të drejtat e njeriut etj. etj. Faktori politik shqiptar, ndërkaq, ka hyrë në vrimën e miut dhe s’po dëgjohet hiç, krejt i mpirë (a i pirë) nga fitorja apo humbja në zgjedhjet e fundit komunale.

Në këtë situatë, shumëkush pyet se a do të ketë ndonjë “Sllupçan” tjetër nga BDI për t’i thënë partnerit tjetër në pushtet se e gjithë kjo është e orkestruar jo për ta çuar Ali Ahmetin në Stokholm (çfarë fantazie!), por për t’i thënë, kur do të kthehen nga Brazili, nga Argjentina, nga Kanadaja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga kishat dhe manastiret e ndritura me taze-qirinj, nga “pelegrinazhi për investim”, se kupa është mbushur, se qesja është zbrazur, prandaj tani duhet dëgjuar fallxhorët dhe shpëtimi patjetër të kërkohet te CSTO (“pakti i Varshavës”), te BRIC (aleanca ekonomike Brazil, Rusi, Indi, Kinë) e kështu me radhë. Varësisht nga shenjat në filxhanin e kafesë. E, pra, në këtë situatë, si gjithnjë, shqiptarët i ke qyp në lavanderi, mjaft të menduar se me çfarë petkash të dalin në Sllupçanin 2, a 3, si ta zbusin a ta përkeqësojnë edhe më “revanshizmin” në Gostivar dhe – kaq.

Po si është puna me sundimin e së drejtës, me mosrespektimin e procedurave parlamentare, me ndërhyrjen në gjyqësi dhe në media, me ndjekjen selektive të kundërshtarëve politik, me nivelin e konsiderueshëm të korrupsionit, me lustrimin…me të gjitha këto vërejtje nga raporti i Stejt Departamentit? Apo tash, “pasi u hëngër spinaqi”, pas “kompletimit të shekullit”, lirisht mund ta bëjnë – dhe e bënë – pyetjen: “po çfarë mund të bëjë Ali Ahmeti; mos e ka ndër mend që prapë t’i ngjitet malit”? Në gjithë këtë mesele esenciale është emri “me Greqinë”, në të vërtetë ajo që u tha këto ditë edhe në vetë shtypin sllavjan të Shkupit: “emri i populli shumicë” dhe “emri i shtetit”. Edhe VMRO, edhe LSDM (qoftë edhe me Branko Cërvenkovskin në largim), pothuajse në mënyrë të heshtur, janë duke e bërë të njëjtën politikë kur është në pyetje “çështja e fundit”, zgjidhja e problemit me emrin, ndërkohë që shqiptarët natë e ditë po bëjnë fresk dhe herë pas here paraqiten me ndonjë replikë, tashmë bajate, në lidhje me “problemin që neve s’na tangon” (a thua?!).

Situata e re në Ballkan, e krijuar pas “ngrohjes” së raporteve Prishtinë-Beograd, si një “majë optimiste”, ka mundësi të kthehet në të kundërtën e saj, në të kundërtën e të gjitha pritjeve, të faktorit të brendshëm përparimtar dhe të faktorit të jashtëm solidar, në “zgjatjen e fjalëve” vetëm e vetëm që t’i iket zgjidhjes së detyrës së parë-emrit të vendit. Në asnjë rast nuk duhet lejuar që në këtë punë gjysma, a më pak se gjysma e popullsisë, të vendos për tërësinë.

“Trullosja” e faktorit të tyre politik i ka kthyershqiptarët, momentalisht, në “element me nevoja të veçanta”, por kjo, për fatin e mirë të tyre, dhe të të gjithë ballkanasve, nuk është diçka e trashëguar, por një “virus” i kohës, mbase i transmetueshëm, i cili me pak “garamet” saora mund të zhduket. Tani, nga gjysmat edhe nuk ka shumë leverdi, mirëpo dy gjysma ndonjëherë bëjnë një të plotë.
Fundja, si e ka shkruar Zoti.

Keq për “analfabetët”, për ata që nuk dinë shkrim-lexim.

Ju si e keni hallin?

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close