Sllobodan Petroviq mori detyrën e MAPL-së

Prishtinë, 24 shkurt – z. Slobodan Petroviq, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka pranuar sot detyrën e ministrit të Pushtetit Lokal. Atij detyrën ia dorëzoi zëvendës ministri z. Raif Elezi.
Petroviq tha se ka ardhur që të jetë në krye të ekipit fitues, detyra kryesore e të cilëve është të arrijë rezultatet më të mira të mundshme dhe se në asnjë mënyrë nuk do të ikë nga problemet, veç do të shkojë drejt tyre duke i zgjidhur.
Pas pranimit të detyrës, ministri i ri ka pritur përfaqësuesit e ekipit përgatitor të Mitrovicës veriore.