Publikuar me datën: Thu, Nov 5th, 2015

Skënderbeu rikthehet në Evropë

Skënderbeu do të zbresë mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” për të sfiduar Sportingun e Lisbonës në turnin e katërt të grupit H të Europa Ligë.

Kampionët e Shqipërisë në rast rezultati pozitiv do të përfitonin një shumë të majme prej 300 milionë lekësh, bëhet me dije nga burime pranë klubit korçar, të cilat saktësojnë se Presidenti Takaj është gati të japë 30 milionë lekë të reja për të motivuar djemtë e tij me qëllim arritjen e një fitore në Europa Ligë.

Tekniku Mirel Josa ka mbyllur mbrëmjen e djeshme dhe përgatitjet e fundit, duke i dhënë dhe rishikimet e fundit rreshtimit taktik.

Mungesa e madhe është ajo e Hamdi Salihit, i cili u ndëshkua me të kuqe në Portugali. Trajneri që pritet ti qëndrojë besnik filozofisë së besimit ndaj talenteve të rinj edhe në këtë ndeshje, për më tepër ka në dispozicion të freskët edhe Arapin dhe Kristin dhe Vangjelin që nuk luajtën në ndeshjen e fundit në kampionat. Për të gjithë misioni është vetëm një, këtë herë Skënderbeu nuk mund të mjaftohet vetëm me lojën e bukur.
Në orën 17:00 nga qyteti i Serenatave, në sheshin pranë stadiumit “Skënderbeut” do të niset një valë e madhe autobusësh me tifozë të skuadrës kampione të Shqipërisë për të ndjekur skuadrën e tyre nga afër.

Kampionët kanë vendosur çmime absolutisht popullore veçanërisht për atë që në gjuhën tradicionale quhet karshia e stadiumit, ndërkohë që klubi ka menduar edhe për transportin duke ofruar udhëtimin falas të tifozëve nga Korça drejt Elbasanit me vënien në dispozicion të autobusëve pa limit.

Skënderbeu kërkon festën e parë në grupet e Europa League dhe për ta kthyer në të tillë përballjen me Sportingun, ka nevojë më shumë se kurrë për lojtarin e tij të 12.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close