Publikuar me datën: Tue, Oct 11th, 2011

Situata në Kosovë e qetë, në veri me tensione

Prishtinë, 11 tetor –  Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka vlerësuar se situata e sigurisë në vend kryesisht është e qetë dhe stabile. Në mbledhjen e djeshme të rregullt, Këshilli i Sigurisë shqyrtoi edhe Strategjinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilës i  dha dritën jeshile që të dërgohet në Qeveri për miratim.

Kryeministri Thaçi, njëherit kryesues i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, tha se situata në vend kryesisht është e qetë dhe stabile, me përjashtim të veriut të Kosovës, ku situata po karakterizohet me tensione politike, të manifestuara me barrikada, të vendosura nga strukturat kriminale, që po pengojnë lëvizjen e lirë, si dhe herë pas here me incidente të armatosura.

Megjithatë, Këshilli i Sigurisë së Kosovës vlerëson inkurajuese faktin që pjesa më e madhe e komunitetit serb nuk është duke i mbështetur këto veprime antiligjore, si dhe vlerëson lartë maturinë dhe pjekurinë politike të qytetarëve shqiptarë, të cilët për asnjë moment nuk u bënë pre e provokimeve të grupeve kriminale serbe në veri.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës në mbledhje diskutoi edhe për proceset politike në vend dhe rajon. Bisedimet teknike që po mbahen me Serbinë dhe që po udhëhiqen nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, KSK i vlerësoi si një detyrim që dalin nga marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare dhe si një proces që ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve të dy shteteve. Në ndërkohë, qëndrimi i Serbisë ndaj këtij procesi u vlerësua si destruktiv dhe tendencë për të sabotuar proceset demokratike në rajon dhe më gjerë.

Në takim, kryeministri Thaçi falënderoi institucionet e sigurisë për punën e tyre profesionale, po ashtu edhe institucionet ndërkombëtare, KFOR-in dhe EULEX-in për bashkëpunimin shumë konstruktiv për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në tërë hapësirën e Republikës së Kosovës.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës në mbledhjen e djeshme ka shqyrtuar edhe Strategjinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilës iu dha drita jeshile që të dërgohet në Qeveri për miratim, thuhet në një njoftim për shtyp.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close