Publikuar me datën: Fri, Aug 5th, 2011

Sistem modern i menaxhimit të kufijve në Kosovë

Prishtinë, 5 gusht Funksionimi efektiv i sistemit të ri për menaxhimin e kufirit (SMK) është një e arritur tjetër e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit. Autoritetet kufitare përmes këtij projekti në vlerë prej 1.1 milion euro, kanë instaluar një sistem të komunikimit që mund të harmonizohet me atë Shengen dhe kanë pranuar pajisje për kontrollin kufitar.

Në njoftimin për media të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë thuhet se falë zbatimit të suksesshëm të projektit të financuar nga BE-ja “Pajisje të BE-së për Policinë Kufitare të Kosovës”, kufijtë e Kosovës do të menaxhohen sipas standardeve evropiane, transmeton “Telegrafi”.

Funksionimi efetiv i SMK-së do të mundësojë kalim të strukturuar dhe të formalizuar kufitar për njerëzit që hyjnë dhe dalin nga Kosova. Ky sistem gjithashtu do të paralajmërojë policinë kufitare për rastet kur kriminelë të kërkuar tentojnë të hyjnë apo të dalin nga vendi.

“Ekonomikisht, SMK-ja kontribuon në stabilitetin e vendit dhe si rrjedhojë do të inkurajojë investimet e huaja në Kosovë. Ky sistem në planin afatgjatë do të përmirësojë mirëqenien ekonomike të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi “…padyshim realizimi i këtij projekti është një hap i rëndësishëm për vendin tonë drejt liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian”.

Ndërsa, Kjartan Björnsson, ushtrues detyre i Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në ditën e fundit të punës së tij në Kosovë tha se “Ky sistem do të ndihmojë policinë kufitare për kontrollim më efektiv dhe efikas të kufijve dhe të qarkullimit të njerëzve, që paraqet element të rëndësishëm të procesit të dialogut për viza. SMK do të rrisë kapacitetin e autoriteteve për kontrollimin e kalimeve ilegale të kufirit dhe për luftimin e krimit të organizuar

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close