Simeone paralajmëron Realin

Diego Simeone, trajner i Atletico Madridit, ka paralajmëruar Real Madridin se nuk do ta kenë lehtë në sfidën e Superkupës
.
Dy rivalët madrilen do të ndeshen nesër mbrëma në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.
Tekniku argjentinas ka thënë se për nga ana financiare ekziston dallim i madh në mes këtyre dy skuadrave.
Simeone thotë se skuadra e tij edhe në sezonin e ri do të luajë më agresivitetin e sezonit të kaluar.
“Ne me 95 milionë euro kemi blerë 8 lojtarë, ata më 95 milionë kanë blerë dy lojtarë. Ky është dallimi. Ne jemi në ndërtimin e një grupi të ri, por agresiviteti i lojës sonë do të jetë sikurse vitin e kaluar”, ka thënë Simeone.
Ai beson se Atletico do të ketë paraqitje të mirë kundër “Los Blancos”.