Publikuar me datën: Sun, Jul 22nd, 2012

Si të flini pa probleme

Të gjithë ne kemi rutinat tona para gjumit, ndërsa disa nga ato na mbajnë të zgjuar.Keni kuptuar që është koha për gjumë dhe jeni rehatuar në shtrat, por gjumi kurrsesi nuk vjen në sy. OK, ndonjëherë është pasojë e stresit, por shumë më shpesh ne vetë kemi faj për atë që nuk mund të flemë. Në veçanti keq ndikojnë katër shprehitë, të cilat nëse nuk i heqim qafe, do të shkaktojnë probleme serioze me gjumin.

Së pari, sigurisht televizori. Seriali i preferuar është në termin të vonshëm, edhe atë dy-tri episode rend, ose keni huazuar nga miku një film të ri, të mos themi që e keni downloaduar nga interneti. Tri orë më vonë, sytë i keni të fryrë si kojota e filmave vizatimor, ndërsa ju ende shikoni në vend së te flini. Shprehia e tillë do t’ua pështjellojë tërësisht orën e brendshme, prandaj fikeni të gjithë elektronikën në shtëpi të paktën 20 minuta para gjumit.

Nuk ka gjë më të mirë se të lodheni para gjumit, prandaj shkoni në vrapim të vonshëm ose në palestër sepse është e zbrazët në atë kohë. Hulumtimet kanë treguar që gjumin më të mirë e kanë ata që ushtrojnë në mëngjes, ndërsa ata që ushtrojnë para mbrëmjes kanë probleme, sepse e kanë trupin ende aktiv nga ushtrimet.

Darka e vonshme është diçka që tashmë e keni kuptuar që nuk ju përgjigjet, por kur darkoni herët, zakonisht pikërisht para gjumit ju bëhet një “gropë” në stomak të cilën duhet ta mbushni. Do të ishte mirë edhe ta bëni këtë gjë, por jo me ushqimet në sasi të mëdha ose sandviçët e mëdhenj, sepse stomaku do t’ua kthejë shërbimin në atë mënyrë që do t’ju mbajë të zgjuar edhe shumë kohë.

Një gotë para gjumit është parë në shumë filma dhe seriale dhe ajo duket shumë bukur, uluni para televizorit, merrni gotën tuaj të verës dhe shkoni në gjumë… eh, jo bash. Përveç që nuk do të flini më së miri, kualiteti i gjumit do të jetë më i keq se zakonisht, prandaj do të zgjoheni thuajse keni vrapuar në maratonë. Prandaj, ose ndonjë çaj, ose ajo gotë/shishe vere/birre le të hyjë në ju, shumë më përpara gjumit.

Dhe po, sigurisht, nëse e keni lexuar tërë artikullin dhe ju hapet goja, fikeni kompjuterin dhe shkoni në gjumë për njëzetë minuta…

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close