Si ta hiqni celulitin pa tretman të shtrenjtë

Celuliti sulmon gjithnjë e më herët dhe pothuajse nuk ka femër e cila nuk ka telashe me të, prandaj ja disa këshilla praktika.
Celuliti është një nga “shqetësimet” e epokës moderne, që pa dyshim është në majë të listës të gjërave që femrat i urrejnë në trupin e tyre. Është zhvilluar një industri e tërë për ta larguar celulitin, nga kremrat e ndryshme dhe rrobat e veçanta e deri tek trajtimet e shtrenjta.
Megjithatë, kundër celuliti mund të luftoni edhe vetë, por ka nevojë për pak mund dhe disiplinë. Për fillim, ndryshoni ushqimin. Gjyshet tona nuk kanë pasur celulit, më së shumti për shkak se kanë ngrënë ushqim më të shëndetshëm. Do të thotë, sa më shumë perime, pemë të freskëta dhe drithëra integrale, sa më pak miell dhe oriz të bardhë. Të dëshirueshëm janë edhe peshku nga ujërat e ftohta, si salmoni për përmbajtjen e madhe të acideve esenciale yndyrore të cilat reduktojnë dëmtimet qelizore.
Uji është gjithmonë recetë e mirë, rreth dy litra në ditë, që lëkura juaj të jetë gjithmonë e hidratuar, ndërsa në këtë mënyrë pastrohen edhe toksinat nga trupi. Përveç ujit të mirë janë edhe çaji i verdhë dhe i gjelbër, ndërsa rekomandohet shmangia e plotë e ushqimit të yndyrshëm dhe të fërguar dhe lëngjeve me sheqerna të plota.
Po, ushtrimet janë të obligueshme, sigurisht. Cili do aktivitet i rregullt fizik do të ndihmojë qarkullimin më të mirë, njëkohësisht edhe largimin e toksinave, ndërsa nuk bën keq as heqja e ndonjë kilogrami më shumë dhe zhvillimi i muskujve.
Për fund, bëni masazhe të rregullta, të paktën t’ua bëjë partneri ose ju vetë. Bëni masazh pjesët e trupit me celulit me përdorimin e kremrave ose vajrave për masazh, ndërsa rezultate të shkëlqyeshme mund të arrihen dhe me vajrat esenciale të greipit ose portokallit.