Publikuar me datën: Tue, Jun 26th, 2012

Si po trajtohen Pensionistët!

Si po trajtohen Pensionistët!

Fatlum Gogiqi,

Në ditët më të vështira të mbijetesës, sakrificës, dhe varfërisë së skajshme ishin ata që kontribuuan më së shumti për ndërtimin e Kosovës, sot janë lënë anash, jo vetëm nga qeveria por nga të gjithë. Shpesh herë i dëgjojmë duke thonë se “çfarë është bërë për 12 vitet e fundit për ne, nuk është bërë as në Afrikë’’.

Shpesh dëgjojmë nëpër lajme deklarata të qeveritarëve për një mirëqenie të lartë dhe pensione në rritje. Brendësia e gjithë kësaj është një realitet i kalbur. Kjo kërkon në zgjedhjen midis dy mundësive, në këtë rast mundësitë janë tri, pensionistët në Kosovë duhet të zgjedhin që me pensionet e tyre të “mrekullueshme” të ushqehen, të paguajnë rrymën ( shpenzimet mujore ) ose të kurohen me ilaçet që çdo ditë pësojnë rritje çmim. Gjendja e pensionistëve është e mjerueshme, sepse me parat që i marrin nuk jetohet, pasi 80 për qind e tyre janë me sëmundje kronike.
Pensionet nuk janë rritur, me plot gojën mund të themi se kostoja e jetesës është rritur nga viti në vit.

Pensionistët me të drejtë po e kundërshtojnë miratimin e projektligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, duke e cilësuar atë diskriminues. Sipas ligjit, pensionet do të sillen nga 50 deri në 100 euro që për pensionistët paraqet një situatë të papranueshme për vitin 2012. Ata po u’a tërheqin vërejtjen se mbijetesa e tyre vështirë se mund të sigurohet me skemën aktuale të pensioneve. Me plot të drejt nuk po ju zënë besë askujt, ata po kërkojnë që të formohej një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të përfshihen edhe përfaqësuesit e pensionistëve, për ta hartuar ligjin, duke u bazuar edhe në përvojat e shteteve tjera.

Me plotë forcë po bëjnë përpjekje që me rrugë institucionale të sigurojnë një trajtim më të mirë duke u bërë thirrje institucioneve për një përkujdesje më të madhe qoftë financiare apo edhe shëndetësore për këtë kategori të popullsisë të lënë anash.

Nuk janë shumë, në përgjithësi janë 170 mijë pensionistë, dhe nuk po kërkojnë shumë, pensioni mesatar i tyre të jetë i barabartë me 60 për qind e pagës mesatare në Kosovë e cila sillet dikur rreth 275 euro. Në këtë rast, pensioni bazë në rast të zbatimit të kërkesave të pensionistëve nga ana e Qeverisë mund të rritet në vlerën prej 150 eurove.

E nëse arsyetimi i Qeverisë së Kosovës se nuk guxojmë të rrisim kontributet sepse nuk do të kemi investitorë të huaj nuk është i saktë, pasi tani nuk kemi as investitorë. Rritja e kontributeve duhet të bëhet me ligj, nga 5 + 5 në 8+8 për qind.

Kosova, gjegjësisht udhëheqësja në Kryeqytet duhet të ndjek shembullin e kryebashkiakut të Tiranës, që transporti publik të ketë tarifa zero për një kategori të caktuar udhëtarësh si pensionistët dhe studentët.

Duke dalë nga çdo retorike politike që ka të bëjë me premtimin për rritje pensionesh nga fushata në fushat me aq apo kaq për qind, ne kemi analizuar jetesën e një gruaje të vetme pensioniste, të cilët si burim të vetëm të jetesës ka pensionin (si dhe raste tjera nuk janë të pakta). Kemi marrë për bazë pensionin bazë në qytetin e Prishtinës për një pension të pleqërisë cili është 45 Euro dhe kemi bërë përllogaritjet se çfarë mund të blejë kjo grua pensioniste e kësaj kategori me këto para.
Kjo grua pensioniste për t’u ushqyer i duhen hiq më pak se ushqime bazë të cilat sipas nevojave minimale për një muaj kërkon në (përllogaritja është bërë në gjërat minimale-bazë): bukë (1 bukë në ditë x 30 dite= 30 bukë x 0.30 cent= 9 euro), vaj (1 shishe x 1.30 euro), makarona (3 pako apo 1.5 kg x 0.50 = 1.50 euro), oriz (1 kg= 2 euro), miell (4 kg= 2.40 euro ), sheqer (1 kg = 1 euro), mish (2 kg -= 10 euro ), vezë (10 kokrra= 1 euro), djathë (1kg= 3 euro), kos (8 l)= 8 euro), qumësht (2 shishe nga 1,5 litër qumësht që sillet nga fshati në shtëpi) = 3 euro). Këto ushqime do të mundësonin që gruaja pensioniste të ushqehej minimalisht për të gjithë muajin. Ndërsa për ti paguar shpenzimet mujore: (energjia elektrike = 30 euro në kohë dimri, për ujësjellës = 7.5 euro, për mbeturinat = 4.5 euro). Po ti mbledhim gjithë këto janë diku rreth 85 euro pa e llogaritur transportin, ilaçet dhe shpenzimet e tjera llukse.

Kosova kishte një fond pensionesh, i cili është tërhequr nga administrata grabitqare serbe në përfundim të luftës dhe pensionistët kërkojnë që në vend të allishverisheve që bëhet përmes bisedimeve Prishtinë–Beograd të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian të jetë edhe biseda për kthimi i fondeve pensionale.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close