Shuarja e një kulture të madhe

Boksierët e gjeneratës së artë të klubit Prishtina kanë merak të rrëfejnë se si gjatë viteve ’80 i mposhtnin para 4 apo 5 mijë tifozëve kundërshtarët e tyre nga klubet e gjithë ish-Jugosllavisë. Por, nëse kultura e përcjelljes së meçeve të boksit të ditëve të sotme vazhdon të zbehet, atëherë paralajmërohet se kujtimet e boksierëve të gjeneratës së artë, veç sa do të forcohen.
Palestrat e kryeqendrës së Kosovës, Prishtina, që dikur ishte kryeqendër e një shteti 22-milionë banorësh kur bëhet fjalë për boksin dhe festat që rezervonin meçet e ndryshme, sot janë gati të zbrazëta edhe kur në to luftojnë boksierë me goxha nam, si puna e Naim Tërbunjës, për shembull, që është fitues i turneut më të madh amator të SHBA-së “Golden Gloves” dhe pjesëmarrës i ngjarjeve si Lojërat Olimpike, botërorët e evropianët