Publikuar me datën: Sun, Jan 15th, 2012

Shteti policor i Kosovës

Prishtinë, 15 janar – Në mesin e të arrestuarve të shtunën në Podujevë ka qenë edhe një qytetar, që s’ka pasur fare të bëjë me protestën e Vetëvendosjes. Në momentet kur policia kishte nisur përdorimin e forcës kundër aktivistëve të Vetëvendojes, banori 30-vjeçar i kësaj komune del i trishtuar nga shtëpia e tij në afërsi të Hotel Besianës, në magjistralin Prishtinë – Podujevë, dhe i lutet policisë: “Aman mos gjuani gaz lotsjellës në shtëpinë time se kam familje”, shkruan gazeta Zëri.

Kaq ka mjaftuar që pesë policë ta shtrijnë për tokë dhe t’ia vënë prangat. Ky rast, dëshmitarë të të cilit janë edhe plot gazetarë të Kosovës, kon?rmojnë atë që e thotë edhe komunikata e KMDLNJ-së, policia e nxiti dhunën në ngjarjet e së shtunës.

Sipas gazetës, në disa raste është raportuar se forca e policëve kosovarë është përdorur edhe ndaj protestuesve që kanë qëndruar ulur dhe as që janë marrë me policinë.

Për përfaqësues të Organizatave Joqeveritare, ajo që ka ndodhur dje është shenja e parë e qartë e shtetit policor që nuk e duron protestën. Avni Zogiani nga “ÇOHU”, Krenar Gashi nga “Indep” dhe Petrit Zogaj nga Lëvizja “Fol”, i kanë thënë “Zërit” se ajo që ndodhi të shtunën është imitim i diktaturës që nuk e duron protestën e qetë të qytetarëve të vet.

“Nervoza e kryeministrit Hashim Thaçi ka prodhuar dhunë. Thaçi dhe ministri i Brendshem Bajram Rexhepi, kanë kërcënuar me javë të tëra qytetarët e Kosoves. Fakti që në Kosovë është ndërtuar një pushtet antidemokratik është ekspozuar me këtë protestë. Qeveritë jodemokratike bazohen në forcë, sepse nuk kanë tjetër mënyrë për ta mbajtur kontrollin”, është vlerësimi që i bën ngjarjeve të djeshme njëri nga udhëheqësit e “ÇOHU”, Avni Zogiani.

Ndërkaq, vlerësimi i drejtorit të Institutit për Zhvillimin e Politikave, Krenar Gashi, vlerëson se “ajo që është parë të shtunën ka qenë një veprim i orkestruar i mekanizmave të shtetit, përfshirë këtu dhunën policore dhe propagandën e medieve të kontrolluara nga pushteti që të parandalojnë bllokadën e paralajmëruar të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Vlerësim negativ për sjelljen e pushtetit dhe policisë kosovare bën edhe Petrit Zogaj nga Lëvizja “Fol”, i cili thotë se “Policia e Kosovës, nën udhëheqjen e ministrit Rexhepi ishte jashtë çdo funksioni publik, i cili funksion është i rregulluar me ligje të vendit”.

“Mendojmë që arroganca e ministrit Rexhepi është demonstruar sot mjaft qartë dhe se një sjellje e tillë është e papranueshme për një shtet që ka pretendime të funksionimit demokratik. Ndërhyrja ishte e panevojshme dhe e dhunshme karshi demonstruesve. Për me tej, ndërhyrja dhe dhuna e ushtruar ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është përtej çdo kompetence të forcave të rendit”.

Për Avni Zogianin, ndërkaq, arsyeja e këtij reagimi kaq të dhunshëm të pushtetit kosovar e sheh se “qeveria kosovare është kapur nga biznesi serb përndryshe ndalimi i kamionëve nga Serbia nuk do të duhej të shkaktonte një nervozë kaq të madhe të kryeministrit Thaçi”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close