Publikuar me datën: Thu, Jun 16th, 2011

Shteti çon duart nga veriu

Prishtinë, 16 qershor – Kur Kushtetuta ka bërë fiks tre vjet prejse ka hyrë në fuqi, autoritetet qeveritare kanë pranuar se këtë akt më të lartë juridik të shtetit nuk mund ta zbatojnë në gjithë territorin e Republikës. Të mërkurën janë ankuar për mungesë mekanizmash, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka bërë më shumë përgjegjës faktorin ndërkombëtar me mision në Kosovë për situatën në veriun e populluar me serbë, ku ka një organizim mbi bazën e rendit kushtetues të fqinjit verior – Serbisë.

“Unë besoj që në pjesën e veriut, që përmendët ju, ka mungesë të mekanizmave adekuatë për zbatimin e Kushtetutës”, ka thënë Kuçi para gazetarëve, menjëherë pasi ka përfunduar mbledhja e Qeverisë. “Ju e dini, atje është çështje e mekanizmave, në radhë të parë të sigurisë, dhe këtu ne kemi një bashkërendim të aktiviteteve edhe me KFOR-in dhe me EULEX-in në veçanti, dhe natyrisht këtu ka munguar një përkushtim më i madh”.

Që nga 15 qershori i vitit 2008, kur ka hyrë në fuqi Kushtetuta, Kuvendi i Kosovës disa herë e ka obliguar Qeverinë që të marrë masa për ta futur nën kontroll pjesën veriore të Mitrovicës, Zubin-Potokun, Zveçanin dhe Leposaviqin. Vetëm vitin e kaluar Kuvendi ka dalë një herë me “Deklaratë” dhe një herë me “Qëndrim”, duke kërkuar nga ekzekutivi që përmes mekanizmave të saj të mos e lejojë cenimin e integritetit dhe sovranitetit të vendit nga Serbia. E njëjta kërkesë është rifreskuar edhe sivjet, më 5 maj. Megjithëkëtë, deri tash nuk është parë ndonjë veprim konkret.

Ndonëse në përvjetorin e tretë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës Qeveria ka mbajtur mbledhje, kryeministri Hashim Thaçi nuk ka thënë asnjë fjalë para ministrave për shkallën e implementimit të saj. Sa herë ka përvjetorë a ngjarje me rëndësi, në fjalën hyrëse rëndom kryeministri flet disa fjalë për to, çfarë nuk e ka bërë të mërkurën.

Zëvendëskryeministri Kuçi, që është edhe ministër i Drejtësisë, ka përmendur disa arsye pse Qeveria nuk mund të bëjë më shumë për të shtrirë sovranitetin e shtetit edhe në veri, ani se e ka vlerësuar si qasje jo më të mirën këtë që po e aplikon tani. Sipas tij, midis dy të këqijave, ekzekutivi është përcaktuar për më pak të keqen.

“Kur të punojmë me situata të këqija, nëse më lejohet ta definoj kështu, atëherë ne e zgjedhim të keqen më të vogël. Por, në asnjë rast nuk jemi bindur se atje duhet të jetë ashtu, në asnjë rast nuk kemi menduar se janë masat e mjaftueshme. Kemi menduar gjithmonë që mekanizmi ynë i veprimit duhet të jetë në përputhje dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar, me KFOR-in dhe me EULEX-in”, ka thënë ai. “Në momente të caktuara, masat tona, dinamikat tona kanë qenë më të shpejta, por mekanizmat ndërkombëtarë kanë menduar më ndryshe”.

Një ditë më parë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nuk ka qenë në gjendje që të japë ndonjë afat se kur mund të pritet ushtrimi i plotë i kushtetutshmërisë në veri, pasi, sipas tij, kjo gjë nuk varet nga Kuvendi.

“Ju po kërkoni diçka që nuk mund ta them unë, sepse nuk varet prej neve, por varet prej të gjitha institucioneve që ka Kosova”, ka deklaruar Krasniqi. “Disa çështje shkojnë edhe përtej fuqisë ekzekutive të institucioneve të Kosovës, dhe është shumë vështirë të thuhet kur”.

Muajin e shkuar edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, por edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kanë kritikuar hapur EULEX-in për mosveprim të mjaftueshëm në veri. Megjithëkëtë, zëvendëskryeministri nuk ka thënë nëse mekanizmat ndërkombëtarë janë bërë faktor që po pengojnë shtrirjen e kushtetutshmërisë në të gjithë vendin.

Ai ka thënë se EULEX-i është çelësi i zgjidhjes së problemeve në këtë pjesë. Zgjidhjes së problemeve, siç ka thënë, pa tensionime të larta dhe pa ndonjë shkaktim të tensionimeve që mund të kenë pasoja për qytetarët serbë.

Ky zyrtar qeveritar ka shprehur bindjen se shumica e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë, janë të interesuar për rend dhe ligj. Por ka thënë të jetë një grup njerëzish, që i ka quajtur banditë, të cilët në emër të patriotizmit të rrejshëm veprojnë kundër rendit dhe ligjit.

I ka paralajmëruar se do të ballafaqohen me ligjin.

“Kemi një ndërhyrje nga një shtet fqinj dhe ne kemi qenë të kujdesshëm që të mos e tensionojmë situatën. Shpeshherë tensionimi i situatës do të bënte lajm të keq për vendin. Ne do të marrim masa atje. Do të shtrihet rendi dhe ligji, do të marrim masa me faktorin ndërkombëtar bashkërisht, por kemi qenë të interesuar që nga Kosova të shkojnë lajme të mira. Jo lajme për tensionime”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi. “Por, kjo nuk i jep rehatinë askujt në Kosovë, e aq më pak atyre në veri, që kanë qenë në kundërshtim me rendin dhe ligjin që një ditë nuk do të ballafaqohen”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close