Shqiptarët të shumtën e kohës janë të përçarë dhe te ndarë vetem ne kriza bashkohen.

Shqiptarët nuk duhet të jenë bashkë e në unitet vëllazëror e politik vetëm në vdekje e në luftë, por ata kanë nevojë dhe duhet të jenë të bashkuar gjatë gjithë kohës, si në paqë ashtu edhe në luftë, si në hidhërime ashtu edhe në gëzime, si në mbrojtje kunder armiqve, ashtu edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.
Pra, shqiptarët, politikanët, fqinji me fqinj, njerëzit e thjeshtë, gjatë shumicës së kohës nuk shihen, nuk flasin me njëri-tjetrin, grinden e përlahen me njëri-tjetrin, shkojnë keq me njëri-tjetrin dhe ata pajtohen, takohen e shihen vetëm në rast të vdekjes së dikujt ose në rast të krizave e gjëmave të mëdha kombëtare kur rrezikohet ekzistenca e gjithë popullit nga xhelatët pushtuesë sllavo-grekë! Kjo është e meta më e madhe e shqiptarëve. Ata lidhin Besën dhe bashkohen në kohë rreziqesh kolektive dhe përçahen, ndahen e armiqësohen përsëri me njëri-tjetrin posa kalon rreziku i cili i ka bashkuar! Por uniteti i shpejtë nuk sjellë ndonjë sukses në qëndresën e tyre përballë armiqve pushtuesë, sepse bëhet aty për aty, me një organizim dosido, i cili nuk sjellë fitore.
Kombi shqiptar ka ende shumë politikanë, qeveritarë, liderë e udhëheqës kozmopolitë, globalistë dhe internacionalistë, që fatkeqësisht janë në pushtet apo në krye të partive politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë e Ulqin, të cilët ose punojnë për pasurimin e vetvetes, ose veprojnë për forcimin e shteteve fqinje! Shqipërisë Etnike i duhen politikanë, liderë e udhëheqës të mirëfilltë, kombëtarë e atdhetarë, që të mendojnë globalisht dhe të veprojnë shqiptarisht, që të mendojnë internacionalisht, por të veprojnë kombëtarisht. Politikanë që dijnë t’i shfrytëzojnë taktikat – Shtetin e Kosovës, Republikën e Iliridës, Autonominë e Kosovës Lindore, të Malësisë së Madhe e të Çamërisë për të realizuar strategjinë politike – Shqipërinë Etnike.
Mosuniteti, grindja dhe mosbashkëpunimi i partive shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Malësi të Madhe dhe në Kosovën Lindore kur është në pyetje zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare. Është e natyrshme që këto parti kanë programe të ndryshme politiko-ekonomike për të ardhë në pushtet, por në momentet e caktuara kohore dhe gjatë kthesave të mëdha historike ato duhet të kenë një qëndrim, një unitet dhe një program të përbashkët kombëtar. Këtë opcion dhe synim mbarëkombëtar për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike partitë politike shqiptare ende nuk e kanë.
Kjo përçarje dhe ky konflikt ndërpartiak ekziston si në nivel krahinor, ashtu edhe në nivel mbarëkombëtar. Edhe formimi i shumë partive politike brenda Shqipërisë Etnike ka krijuar më tepër përçarje se sa unitet.