Publikuar me datën: Mon, Apr 14th, 2014

Shqiptarët të jenë më të zëshëm

Shqiptarët të jenë më të zëshëm

Shqiptarë në Zvicër duhet të jenë pjesë aktive në jetën e këtushme shoqërore dhe politike në artikulimin e nevojave dhe kërkesave të tyre karshi autoriteteve si në vendin e origjinës, po ashtu edhe në vendin pritës.

Një konstatim i tillë është bërë në tryezën e së shtunës në Cyrih më temën: “Pleqëria në Zvicër, pensionet dhe paga minimale”, që ishte organizuar nga shoqata “Parandalo” në bashkëpunim me sindikalistët shqiptarë “Aktivistët” dhe shoqatën “Prointegra”.

Në fillim të këtij manifestimi Xhafer Sejdiu i ka ftuar bashkatdhetarët e mbledhur në tryezën e Cyrihut që të jenë më aktivë nëpër sindikatat e punëtorëve për të përmirësuar pozitën e tyre në firmat ku punojnë.

Sejdiu ka prezantuar punën që ka bërë deri tani grupi sindikal i shqiptarëve „Aktivistët“ në UNIA, i cili funksionon që nga viti 2003.

„Në kuadër të grupit të sindikalistëve shqiptarë „AKTIVISTËT“ në  „UNIA“ ka vend për të gjithë. Në këtë grup është një mundësi e mirë për ta ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të shkëmbyer përvojat e punëtorëve shqiptarë“, tha Sejdiu.

Valdete Hoti, kryetare e shoqatës “Parandalo”, ka thënë në fillim të tryezës se për të përmirësuar statusin e tyre shqiptarët duhet të aktivizohen në jetën e këtushme politike, duke marrë pjesë në votime, por edhe duke qenë pjesë e organizatave të tjera që tubojnë qytetarët zviceranë.

Ndërsa iniciativa për pagën minimale që do të votohet në një referendum që do të mbahet në muajin maj në Zvicër ka qenë pjesë e një prezantimi që ka bërë sekretari sindikal, Bashkim Rexhepi.

Me këtë iniciativë mëtohet të sigurohen paga korrekte për punëtorët në Zvicër.

„Kush punon 100 për qind në Zvicër, do të duhej të jetonte me dinjitet nga puna që bën. Por, janë 400 mijë të punësuar që nuk e gëzojnë këtë të drejtë. Kjo kategori fiton më pak se 22 franga në orë”, tha Bashkim Rexhepi.

Nga ana tjetër, rritja e pandërprerë e premive në arkat e sigurimit të shëndetësisë dhe qiratë e larta ngarkojnë së tepërmi buxhetin familjar.

„Shumë nga punëmarrësit, edhe përkundër veprimtarisë ekonomike të 100% janë të detyruar të marrin ndihmë sociale. Zyrtarisht çdo i shtati person në Zvicër është i rrezikuar nga varfëria“, tha Rexhepi.

E drejta për pagën minimale duhet të garantohet me kushtetutë, tha mes tjerash Rexhepi.

Iniciatiava për pagën minimale ka zgjuar interesim të madh në këtë tryezë të organizuar nga grupi i sindikalistëve shqiptarë ,,Aktivistët” në bashkëpunim me shoqatën “PARANDALO”.

Të pranishmit kanë marrë përgjigje në pyetjet se në cilët sektorë zbatohet kontrata kolektive e punëtorëve. Thuhet të jenë 140 kontrata kolektive të nënshkruara me punëtorët deri më tani në Zvicër.

Në sektorin e ndërtimtarisë zbatohet në të shumtën e rasteve kontrata kolektive. duke i klasifikuar punëtorët sipas kualifikim të tyre duke filluar nga punëtori i thjeshtë.

Më të rrezikuarit mbeten punëtorët në sektorin e pastrimit, gastronomisë dhe në mirëmbajtje, njoftuan të pranishmit sindikalistët shqiptarë, duke konstatuar se ka shkelje të vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve në Zvicër.

Në këtë tryezë po ashtu është folur edhe për agjencinë e punësimin të përkohshme “Temporer”.

Edhe sekretari sindikal shqiptar në UNIA, Osman Osmani, ishte i mendimit se me pjesëmarrjen e shqiptarëve në jetën shoqërore dhe politike në Zvicër mundësohet përfaqësimi dhe artikulimi më i mirë i interesave të tyre.

Ai ka referuar në këtë tryezë për temën e pensioneve.

Sekretari politik për migracion në sindikatën Unia është ndalur te marrëveshja e shkëputur ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës për sigurimet shoqërore.

Në pjesën ku shtrohet pyetja: ”Të rrish këtu, të rikthehesh apo të vesh e të vish pas pensionimit“, Osmani tha se kthimi është bërë i  pamundur për kosovarët derisa nuk zgjidhet çështja e pensioneve.

“Edhe gratë e veja të pensionistëve tashmë të vdekur kosovarë në Zvicër kanë mbetur pa e gëzuar të drejtën e pensionit. Organizimi i përbashkët do të bënte presion në adresë të autoriteteve në Prishtinë dhe Bernë për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështjeje”, tha Osmani.

Për mënyrën e të jetuarit dhe të banimit në pleqëri ka folur Blerta Bajrami, motër medicinale në një shtëpi pleqsh në Cyrih. Ajo ka treguar në prezantimin e saj përparësitë që ka të jetuarit në pleqëri me familje dhe në shtëpi pleqsh në Zvicër.

Në fund të këtij debati rapsodi i mirënjohur shqiptar, Shpend Dervish Shaqa, i ka argëtuar me një pikë muzikore të pranishmit

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close