Publikuar me datën: Fri, May 3rd, 2013

Shqiptarët në Maqedoni përkujtojnë dëshmorët e UÇK-së

Në fshatin Sllupçan u përkujtua 12 vjetori i fillimit të konfliktit të armatosur në rajonin e Karadakut të Kumanovës, mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Forcave Maqedonase të Sigurisë, që çoi në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në këtë manifestim, për herë të parë mori pjesë edhe drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes në Maqedoni, që është shqiptar, Talat Xhaferi.

Ai ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan dhe ka vizituar edhe muzeun e UÇK-së. Prezenca e Ministrit të Mbrojtjes, sipas organizatorëve  të këtij manifestimi, dëshmon se sa është avancuar pozita e shqiptarëve në Maqedoni.

”Gjithë ne që bartim funksione publike, sot e 12 vite pas 2001-shit, në çdo moment kemi mbi vete dhe në kokë këto bijë dhe bija të kombit, që për çdo moment na kujtojnë se në rrugën tonë duhet të përmbushim gjithçka në përpikëri, që nga dita e pare e idealit të tyre, për të cilin ideal dhanë jetën”, deklaroi ministri Xhaferi.

Në këtë përvjetor që u shënua me një program të pasur artistik, morën pjesë ministra, deputetë të BDI-së, ish-luftëtarë nga Maqedonia dhe Kosova si dhe  familjarë të dëshmorëve, por mungoi njeriu i parë i UÇK-së, Ali Ahmeti.

Më 2 maj të vitit 2001, UÇK e shpalli komunën e Likovës, të banuar me shqiptarë, zonë të lirë nga pushteti maqedonas.

Pas kësaj date, për tre muaj me radhë, ushtria dhe policia maqedonase përdorën gjithë potencialin e tyre kundër UÇK-së dhe banorëve shqiptarë, ku u vranë dhjetëra civilë e u shkatërruan tërësisht fshatrat e kësaj zone. Konfliktin e ndërpreu Marrëveshja e Ohrit, e cila ende nuk është zbatuar tërësisht.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close