Publikuar me datën: Mon, Jan 31st, 2011

Shqiptarët kundër, serbët pro “statusit special” për veri

Prishtinë, 31 janar – Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta lidhur me përfshirjen eventuale të veriut të Kosovës në bisedimet e ardhshme ndërmjet të dy palëve. Zyrtarët kosovarë shprehen kategorikisht kundër çdo lloj ideje që do të nënkuptonte ndarjen e kësaj pjesa nga territori i Kosovës, ndërsa ata serbë thonë se duhet të arrihet një marrëveshje për një “status special” për veriun.
Derisa Kosova ende është në fazën e konstituimit të institucioneve të reja, autoritetet në Serbi kanë filluar të përgatiten për bisedimet e ardhshme ndërmjet të dyja palëve.
Pas caktimit të ekipit negociator, të cilin do ta kryesojë Borko Stefanoviq, zyrtarët serbë duket se kanë filluar të qartësojnë edhe më tej temat, që ata duan t’i shtrojnë në tryezën e bisedimeve me autoritetet kosovare.
Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se synimi kryesor i delegacionit serb do të jetë zgjidhja e, siç i quajti ai, çështjeve praktike-jetësore të komunitetit serb.
Ivanoviq foli për një “status special” për pjesën veriore të Kosovës:
“Çdo gjë do të jetë në këto bisedime dhe është e vështirë për të treguar në çfarë mënyre dhe sa shpejt do të ecë kjo. Por, është e sigurt se statusi special për veriun e Kosovës do të jetë një prej çështjeve që do të diskutohen kur t’i vijë koha. Ajo nuk duhet të jetë çështje e detyruar, ne nuk duhet të nxitojmë me këtë, vetëm duhet të krijohen kushtet dhe të ketë marrëveshje nga të dyja anët, ose dy ose tri partive në këto negociata”, u shpreh Ivanoviq.
Një pjesë e madhe e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, gjatë bisedave me Radion Evropa e Lirë, mbështetën idenë e një statusi, me të cilin do të veçohej pjesa veriore nga ajo jugore e qytetit të Mitrovicës.
Milovan Iliq tha:
“Unë mendoj se veriu do të mbetet me institucione serbe dhe kjo pjesë është tani një shtyllë e fortë në të gjithë Kosovën. Për një periudhë të arsyeshme kohore, askush nuk mund të na bëjë asgjë”.
Rade Milivojeviq theksoi nevojën për zgjidhjen e çështjeve pronësore ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në jug dhe në veri të lumit Ibër.
“Duhet së pari të zgjidhet çështja e të pagjeturve. Së dyti, gjithçka – çdo pronë që është në pjesën jugore e që është e zaptuar, duhet t’u kthehet njerëzve ose të kompensohet”, theksoi Milivojeviq.
Si përpjekje për të integruar pjesën veriore të Kosovës në jetën institucionale të vendit, kohë më parë, autoritetet kosovare në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkombëtare, kishin krijuar një strategji, e cila parasheh që përmes procesit të decentralizimit pjesa veriore të rikthehet nën kontrollin e mekanizmave shtetërorë.
Mirëpo, edhe zgjedhjet e kaluara u karakterizuan nga bojkoti i serbëve në veri të Mitrovicës, në komunën e Zveçanit, Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut.
Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e qeverisë në dorëheqje të vendit thanë se problemet që ndërlidhen me veriun, janë çështje të brendshme të Kosovës.

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, aktualisht ministër në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kundërshtoi idenë që të flitet për ndonjë status special për veriun.
“Në kokat e tyre është e ndarë (Mitrovica). Për ne nuk është e ndarë dhe nuk do të jetë kurrë. Ato janë çështje tona të brendshme; për çdo gjë që shkon drejt një komunikimi dhe lëvizjeje të lirë në bazë të një reciprociteti si dy shtete të pavarura e sovrane – jemi të gatshëm”, theksoi Rexhepi.
Megjithatë, përpjekjet e deritashme të mekanizmave vendorë e ndërkombëtarë për ta integruar veriun kanë hasur në kundërshtimin e serbëve të asaj pjese.
Protestat ndaj mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në veri, ato ndaj konfiskimit të auto-targave serbe, sulmimi i disa pjesëtarëve të policisë së EULEX-it, thuhet se kanë qenë manifestime të qëndrimit mohues serb ndaj shtetit të Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close