Publikuar me datën: Sat, Nov 14th, 2015

“Shqiptarët kërkojnë azil për të përfituar para”

Ata nuk kanë asnjë shans për leje qëndrimi, refuzohen shpesh herë nga Gjermania, por qindra prej tyre vazhdojnë të mbajnë shpresën për të përfituar azil në qendrat e strehimoreve emergjente në Holandë.

Kështu shkruan prestigjiozja holandeze “De Telegraaf”, e cila u ka kushtuar një reportazh azilkërkuesve shqiptarë, duke i cilësuar si kërkuesit e pasurisë apo refugjatë ekonomike.

Në artikullin e publikuar në edicionin e së shtunës, gazetari Alexander Bakker denoncon ardhjen e shqiptarëve në Holandë.

Sipas “De Telegraaf”, në Gjermani ka një fluks shqiptarësh shumë herë më të lartë, por autoritetet holandeze kane zbuluar se një pjesë e azilkërkuesve shqiptarë të refuzuar nga Gjermania, refuzojnë të kthehen në Shqipëri dhe i drejtohen më pas Holandës, transmeton “Shekulli”.

Në artikull renditen edhe arsyet kryesorë pse shqiptarët largohen dhe gjithçka ka të bëjë me gjendjen ekonomike në Shqipëri.

Mospërkrahja me ndihmë ekonomike dhe papunësia shihen si arsyet kryesore të ikjes nga Shqipëria, përkundrejt arsyeve jetësore të shtetasve sirianë të cilët largohen për një jetë më të sigurt.

Numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur ndjeshëm vitin e kaluar në Holandë. Një i ri shqiptar i pyetur nga gazeta mbi arsyet e largimit nga Shqipëria thotë: “Qeveria duhet të na sigurojë punë. Ne nuk na dalin paratë as për cigare”.

Artikulli ironizon arsyet e largimit të shqiptarëve duke thënë se ata kërkojnë të përfitojnë para: “A rrezikojnë jetën duke udhëtuar me varka? Jo, faleminderit! Shqiptarët marrin viza dhe udhëtojnë me linjat ajrore turistike për të kërkuar azil këtu. Kjo ka ndodhur më shumë se 500 herë këtë vit në Holandë. Por përse zgjedhin Holandën? Për këtë pyesim një shqiptar me ermin Alban i cili thotë se në Shqipëri nuk i dalin lekët as për cigare dhe se ka dëgjuar që në Holandë mund të bësh një jetë më të mirë”.

Gazeta thekson se shqyrtimi i kërkesave për azil në Holandë zgjat deri në gjashtë muaj, por shqiptarët nuk ka asnjë shans për sukses pasi rregullat e Dublinit përcaktojnë që vetëm në një vend mund të aplikosh për azil. Nëse një kërkese refuzohet, një kërkesë në një vend tjetër do të refuzohet automatikisht, shkruan “De Telegraaf”

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close