Publikuar me datën: Tue, Jan 25th, 2011

Shqiptarët e turqit, me amendamente kundër Martyt

Strasbourg, 25 janar – Marrja parasysh e hetimeve që janë kryer, mosaludimi në dyshime si çështje të kryera, heqja e konstatimeve ku flitet për mosbashkëpunim të autoriteteve shqiptare dhe atyre kosovare, si dhe futja e thirrjes ndaj EULEX-it që të bëjë hetime të reja, janë ndryshimet që delegacioni i Shqipërisë në Këshillin e Evropës po mundohet t’i fusë në rezolutën që Asambleja Parlamentare e KE-së pritet ta miratojë të martën, pas shqyrtimit që do t’i bëhet raportit të senatorit zviceran Dick Marty.
Një amendament që ka të njëjtat qëllime e ka prezantuar edhe delegacioni i Turqisë, ndërkaq që përfaqësuesit e të dyja vendeve po përpiqen që të gjejnë sa më shumë mbështetje nga parlamentarë të vendeve të ndryshme, në mënyrë që ndryshimet të arrihen.  Amendamentet synojnë që të zhdukin nga rezoluta fjalët “prova” dhe “fakte”, duke i zëvendësuar ato në “dyshime” dhe “thashetheme”.
Amendamentet edhe të Shqipërisë e edhe të Turqisë, të cilat i ka siguruar “Koha Ditore”, i janë dorëzuar Komisionit për çështje ligjore. Komisioni pritet që të martën në orët e mëngjesit të vendosë nëse do t’i fusë ato në kuadër të draftrezolutës, ndërkaq që në rast të ndonjë vendimi negativ, atëherë amendamentet pa u inkorporuar në draftrezolutë do t’i dërgohen për votim asamblesë.
Shqipëria ka kërkuar që fjali të tëra të ndryshohen në gjashtë nga gjithsej 19 paragrafë sa ka gjithsej draftrezoluta. Turqia nga ana tjetër ka kërkuar të ndryshohet vetëm një paragraf.
Raporti i ish-prokurorit zviceran Dick Marty është edhe tema kryesore e sesionit dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Debatet rreth raportit që i jep Qeverisë së Kosovës prapavijë kriminale dhe pretendon se gjatë dhe pas luftës në Kosovë, organe të të kidnapuarve serbë dhe shqiptarë që kanë kundërshtuar UÇK-në janë trafikuar, pritet që të përcjellin punimet njëjavore të këtij sesioni. Veç raportit të Martyt, që paraqitet të martën, të mërkurën në të njëjtin sesion do të paraqitet edhe raporti mbi mbrojtjen e dëshmitarëve në Ballkan.
Zhvillimet rreth raportit që ka pasur një mbulueshmëri të madhe të mediave ndërkombëtare po përcillen me vëmendje të madhe edhe në Këshillin e Evropës, ndërkaq që senatori zviceran Dick Marty ka paralajmëruar një konferencë për media të martën. Marty ka refuzuar që të hënën të prononcohet edhe për mediat kosovare me arsyetimin se nuk mund të japë qëndrimet e tij, pa marrë miratimin e Asamblesë.
Ndryshe me apo pa miratimin e amendamenteve të propozuara, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pritet që të martën ta miratojë rezolutën për Kosovën, ku bënë thirrje që të zbulohet e vërteta rreth “trajtimit çnjerëzor dhe trafikimit jo të ligjshëm të organeve njerëzore”.
Rezoluta u bënë thirrje të gjithë kontribuesve të EULEX-it që t’i japin misionit resurset e duhura, në mënyrë që të përballet me krimin e organizuar. Draftrezoluta aktuale kërkon që të gjendet forma më e besueshme e mundshme për t’u bërë hetime rreth të dhënave për trafikimin e organeve dhe u kërkon autoriteteve kosovare dhe atyre shqiptare që të bashkëpunojnë me “EULEX-in, Tribunalin e Hagës dhe prokurorinë serbe” për të zbuluar të vërtetën.
Madje, një pjesë e rezolutës aktuale, paragraf që delegacioni shqiptar ka kërkuar të fshihet plotësisht, bën një krahasim të krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë, me ato të pretenduara nga UÇK-ja. Paragrafi konstaton se “krimet e kryera nga Serbia kanë përhapur ndjenjën në gjithë botën, gjë që është reflektuar edhe në qëndrimet e disa institucioneve evropiane se vetëm një palë ka bërë krime”, thuhet në këtë paragraf. Draftrezoluta aktuale i referohet trafikimit të organeve si çështje e kryer në disa raste, duke shtuar se krimet janë bërë nga “ish- udhëheqës të UÇK-së të lidhur edhe me trafikimin e drogës, armëve dhe aktiviteteve kriminale”.
Rezoluta i bën thirrje EULEX-it që të vendosë ligjin në Kosovë dhe të luftojë krimin e organizuar të armëve, drogës dhe aktiviteteve tjera kriminale, që Marty pretendon se bëhet nga “Grupi i Drenicës”, që udhëhiqet nga kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.
Senatori zviceran, Dick Marty është përballur të hënën me përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Evropës dhe me gazetarë nga Kosova, por jo edhe me zyrtarë të institucioneve kosovare. Senatori ka qëndruar nëpër zyrat e grupeve politike në këshill, por jo edhe në njërën nga bufetë e këtij institucioni, të vetmin vend ku kanë mundur të qëndrojnë përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Delegacioni i Shqipërisë që përbëhet nga pesë parlamentarë pritet që të kompletohet të martën. Që të pesë parlamentarët shqiptarë kanë paraqitur kërkesë për të marrë fjalën, gjë që u është aprovuar dhe ata do të mund t’i drejtohen asamblesë me nga tre minuta fjalim.
Burime të gazetës kanë shpjeguar se mbështetje të fortë qasjes kosovare ndaj raportit po i japin edhe delegacionet nga Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania dhe Finlanda.
Senatori zviceran, Dick Marty, të hënën ka hasur në kundërshtim të raportit të tij edhe në Grupin e parlamentarëve Liberalëdemokratë në Asamblenë Parlamentare. Në një takim të këtij grupi, pjesë e të cilit është edhe vetë Marty, shtatë nga tetë folësit kanë kundërshtuar raportin, duke e vlerësuar atë si të paqëndrueshëm, dhe me tendencë politike. Parlamentari shqiptar në këtë grup politik, Shpëtim Idrizi, ka kërkuar nga Marty që të prezantojë provat, nëse vërtet mbështet një hetim që duhet bërë dyshimeve.
Senatori zviceran edhe në këtë takim ka përsëritur se nuk është kundër shqiptarëve. Ai ka përsëritur vlerësimin e tij se shumica e reagimeve nga ana e shqiptarëve kundër raportit bëhen edhe për shkak se raporti nuk është lexuar nga shumica e atyre që e komentojnë.
“Me retorikën se shqiptarët nuk e kanë lexuar raportin, andaj janë kundër tij, ju po e ofendoni edhe një herë shoqërinë shqiptare”, i ka thënën Martyt parlamentari nga Shqipëria, Shpëtim Idrizi.
Qëndrim kundër raportit kanë mbajtur edhe folësit tjerë në këtë takim të Liberalëdemokratëve.
Përfaqësuesi kroat, Miljenko Doriq, ka thënë se si mjek me profesion, mund të konstatojë që tani se duhet pasur shumë imagjinatë që të besohet se në Shqipëri, në kushtet e përshkruara mund të jetë bërë transplantim i organeve.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për media kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Mevlut Çavusoglu ka thënë se fati i rezolutës për raportin e Martyt do të dihet vetëm pas shqyrtimit të amendamenteve të prezantuara.
“Shumë amendamente janë paraqitur në raportin e Dick Martyt, por për to do të dihet më shumë pasi të shqyrtohen. Qëllimi i raportit është që të ndihmojë dhe të forcohet stabiliteti i vendeve anëtare të atij rajoni”, ka theksuar Çavusoglu.
Zyrtari turk në KE ka mohuar mundësinë që raporti të ndikojë në pavarësinë e Kosovës. “Ky nuk është një raport politik dhe nuk do të duhej të ndikojë në asnjë situatë”.
Rezolutat e Këshillit të Evropës nuk janë obligative. Ky institucion merret me të drejtat e njeriut dhe nuk ka të bëjë asgjë me Bashkimin Evropian. Këshilli ka 47 shtete anëtare. Përveç shteteve që mbështesin pavarësinë e Kosovës, pjesë e këshillit janë edhe shumë shtete që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës. Këshilli vlerësohet edhe si institucioni i evropian ku Rusia ka më së shumti ndikim.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close