Shqiptarët bëhen horë në Bruksel!

Lajmi për reformën zgjedhore u prit mirë në Bruksel, por gjatë takimit ndërparlamentar u evidentua se mbetet ende shumë punë për marrjen e statusit.
Debati u karakterizua nga vetëlavdërimi i mazhorancës, qortimet e opozitës dhe nga kërkesa e përsëritur e Komisionit Evropian për rezultate konkrete, në të gjitha fushat.
Reforma dhe zhvillimet parlamentare
Ditmir Bushati, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin: “Po, reforma elektorale u finalizua, por vetëm pjesa e procesit për bërjen e ligjit dhe Komisioni e vendet anëtare na kanë thënë se duhet të masim progresin në termat e zbatimit real, me ndikimin që ka tek…
Shumë kohë është harxhuar tashmë, ndaj Parlamenti tani duhet të punojë vërtetë në mënyrë efikase. Reformat e tjera si ajo për rregullat e procedurës së Kuvendit dhe reforma e gjyqësorit janë po ashtu reforma kyçe.
Fatos Beja, bashkëkryetar i Komitetit PE-Shqipëri: “Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në të gjitha fushat që përmenden këtu, si në konsolidimin e demokracisë, të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut”.
Ditmir Bushati: “Ne kemi bërë disa hapa, por ende mbesim jashtë të ashtuquajturës masë kritike rezultatesh. Por përsëri apeloj: Status kandidat? Po. Unë dua madje të nisin bisedimet e anëtarësimit e bëj thirrje për çeljen e negociatave. Si anëtar i opozitës, unë dua që në tryezë të hapen kapitujt 23 dhe 24, sepse jam i bindur që kështu do të kishte edhe më shumë nxitje për opozitën shqiptare, por jam i sigurt edhe që për një vit ne do të fitojmë zgjedhjet, e ne do të donim Shqipërinë me status kandidat të fituar e që të vijonim me bisedimet e anëtarësimit e kështu me radhë, sepse kjo do të kishte ndikim në jetët e përditshme të shqiptarëve”.
Fatos Beja: Nëse themi se nuk kemi rezultate te prekshme për reformat në prioritetet kyçe, unë do thosha se kjo vështirë të besohet, sepse ne kemi shënuar hapa para për të gjitha prioritetet”.
Stefano Sanino, drejtor i përgjithshëm për Zgjerimin në KE: “Gjatë konsultimeve tona të rregullta me autoritetet shqiptare ne po shohim disa progrese në disa fusha, por është e dukshme se kërkohen rezultate konkrete të mëtejshme në javët dhe muajt që vijnë. Dhe në veçanti funksionimi i shtetit të së drejtës, depolitizimi i administratës publike, reforma në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të gjitha këto përbëjnë sfidat kyçe për Shqipërinë”.
Eduard Kukan, bashkëkryetar i Komitetit PE-Shqipëri: “Shumë kohë është harxhuar tashmë, ndaj Parlamenti tani duhet të punojë vërtetë në mënyrë efikase. Reformat e tjera si ajo për rregullat e procedurës së Kuvendit dhe reforma e gjyqësorit janë po ashtu reforma kyçe”.
Gjyqësori
Saimir Tahiri, PS: “Unë jam një nga dhjetë deputetë të Partisë Socialiste, që janë sot të dënuar ose në procese gjyqësore në gjykatat e Shqipërisë, për shkak të deklaratave në funksion të detyrës dhe ushtrimit të rolit tim si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Sot që flasim ka 18 çështje gjyqësore ndaj dhjetë deputetëve të Partisë Socialiste, tre prej të cilëve janë këtu, dhe dënimi i kërkuar prej nesh kapërcen shumën 1 milion euro. E fillova kështu për të treguar se sot në Shqipëri janë dy standarde, edhe pse të dyja janë pjesë e të njëjtës sëmundje: mungesës së pavarësisë së gjykatave, politizimit të gjyqësorit, nënshtrimit të gjyqësorit ndaj presionit politik dhe pushtetit të parasë. Këto janë dy standarde, nga njëra anë sistemi i pandëshkueshmërisë nëse je zyrtar i lartë, deputet apo ministër, njeri me lidhje familjare, nuk dënohesh nga gjykata edhe kur kryen krime dhe korrupsion. Ndërkohë, nga ana tjetër, në qoftë se drejton gishtin ndaj atij që kryen një krim në detyrë, mund të dënohesh pse i denoncon. Mund të shohësh në televizor një minisër që kërkon favore seksuale nga një studente që kërkon punë dhe nuk dënohet ministri por televizioni. Mund të shkruash artikuj kritikë ndaj qeverisë, por të djegin makinën, të mbyllin gazetën, të rrahin publikisht, dhe këto janë fenomene të cilat ne po i jetojmë”.
Arenca Trashani, PD: “Nuk do të doja të bëja polemika me kolegun parafolës, por më duhet ta them se është personi i vetëm që nuk duhet ta bëjë këtë, me një konflikt interesi me qëndrimin që mbajti, sepse ju zoti Tahiri jeni një person i paditur për shpifje dhe fyerje në gjykatën civile të Tiranës. Reforma në gjyqësor është bazuar dhe orientuar në parimet bazë si pavarësia e gjyqësorit, përgjegjshmëria e gjyqtarëve, transparenca dhe absolutisht një kriter shumë i rëndësishëm është besimi i qytetarëve në këtë pushtet”.