Publikuar me datën: Thu, Nov 15th, 2012

Shqipërinë dhe Kosovën sërish i ndan Serbia

Shqipërinë dhe Kosovën, sërish i ndan Serbia. Sivjet ato janë përçarë në disa ngjarje, ndryshe nga ç’duhej të ndodhte në 100-vjetorin e Pavarësisë, kur dy shtetet me etni të njëjta do të duhej të ishin më të bashkuara se kurrë. Shkak i ndasisë mes dy vendeve janë bërë institucionet shkencore, përkatësisht akademitë e shkencave.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë më 12 nëntor ka organizuar një konferencë shkencore me rastin e 40-vjetorit të themelimit të saj. Me këtë rast, ka ftuar për të marrë pjesë akademitë e shumë shteteve të Ballkanit e më gjerë, ndër të cilat edhe Akademinë e Serbisë.

Kjo ftesë i ka kushtuar Tiranës me mungesën e Akademisë së Kosovës, e cila, me të mësuar për të, ka anuluar ardhjen në konferencë. Kjo, për arsye se sipas tyre Akademia Serbe në vitin 1986 ka hartuar projektin famëkeq, me emrin “Memorandum SANU”, si platformë kryesore në të cilën u mbështet Milosevici në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987.

Lajmin e kanë konfirmuar burimet e “Gazetës Shqiptare” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ndonëse të rezervuara dhe duke refuzuar të sqarojnë publikisht, ata thanë dje se kjo çështje qëndron pikërisht kështu, “por se janë ftuar të gjitha akademitë, e kësisoj nuk mund të lihej pa ftuar ajo serbe”, transmeton BW.

“Ç’të bëjë akademia kur politikanët shqiptarë e serbë, kosovarë e serbë, takohen në rangjet më të larta? Në rang ministrash e kryeministrash?”, shtuan burimet tona, pranë anëtarëve të kryesisë së Akademisë së Shkencave.

Ata thonë se, kur kryeministri Berisha e ai Thaçi, takohen me ministra e kryeministra serbë, nuk i takon akademisë të bëjë politikë, as të refuzojë praninë e akademikëve serbe.

Akademia e Kosovës e kishte paralajmëruar mungesën e saj, përmes një letre që i ka dërguar Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në datën 29 tetor të këtij viti. Në letër thuhet: “Është punë e juaja se kë ftoni, por duke marrë parasysh rolin e Akademisë Serbe në përpilimin e suazave ‘shkencore’ dhe ideologjike në nxitjen e dhunës dhe të gjakderdhjes masive deri te gjenocidi i hapur ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve etj., Akademia jonë nuk e ka pritur mirë këtë ftesë”.

Për të theksuar edhe një herë idenë e tyre, akademikët e Prishtinës vërejnë se anëtar i ekipit të këtij “Memorandumi” ishte edhe nënkryetari i sotëm i Akademisë Serbe, akademik Lubisha Rakiq. Ky i fundit, siç ASHAK paralajmëronte, në fakt ishte i pranishëm në Tiranë, në konferencën shkencore të së hënës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. E duke e pasur të sigurt ardhjen e tij, akademikët e Kosovës, në letrën e tyre shkruajnë: “Siç morëm vesh, ai e ka paralajmëruar ardhjen në përvjetorin e Akademisë suaj. Për shkak të këtij projekti, nga i cili kjo Akademi ende nuk është distancuar, ajo mbeti e izoluar deri vonë nga asociacionet e akademive evropiane, por dhe nga disa akademi të ish-Jugosllavisë, të cilat edhe sot nuk e ftojnë në asnjë takim”.

Por, për kërkesën dhe ankesën e parashtruar, ata citojnë edhe një precedent.

“Vitin e kaluar, Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve, për shkak të këtij ‘Memorandumi’ nuk e ftoi Akademinë Serbe, madje as atë malazeze, në 150-vjetorin e themelimit të saj. Dhe këtë fakt e keni ditur edhe ju z. Kryetar”.

Të pakënaqur me këtë hap, “udhëheqja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës vendosi të mos marrë pjesë në këtë përvjetor të Akademisë suaj”, thuhet mes të tjerash në letrën e nënshkruar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islam

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close