Publikuar me datën: Fri, Sep 3rd, 2010

Shqipëria pranë heqjes së vizave

Tiranë, 3 shtator – Sipas raportit paraprak të Komisionit Europian Shqipëria dhe Bosnja janë pranë plotësimit të kritereve teknike të nevojshme për liberalizimin e vizave, raportoi mbrëmë Top Channel.

“Përgjithësisht pozitive janë vlerësimet e misioneve të ekspertëve dhe me të dhënat e deritanishme nga të dy vendet mund të themi se është bërë progres i mirë që prej muajit maj. Të dy vendet janë prane plotësimit të kritereve”, deklaron përfaqësuesja e KE-së, Heike Buss.

Nga 3 kriteret e mbetura për Shqipërinë, misionet e ekspertëve, që vizituan vendin nga data 12 deri në 15 korrik, vlerësojnë se më shumë përpjekje nevojiten ende në zbatimin e kuadrit ligjor për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Më shumë përpjekje janë të dëshirueshme për rritjen e aftësive të kapjes së kriminelëve dhe zgjerimin e vlerësimit mbi rrezikun. Përpjekjet e prokurorisë për të hetuar rastet e korrupsionit janë intensifikuar dhe është rritur numri i tyre nga grupet e përbashkëta hetimore. Më shumë përpjekje duhen bërë për të amenduar legjislacionin, me qëllim që të garantohet se shtrirja e gjerë e imunitetit e gjykatësve dhe politikanëve nuk do të dëmtojë hetimin efikas të prokurorisë për rastet e korrupsionit”, vazhdon më tej përfaqësuesja Buss.

Kapacitetet administrative janë forcuar në këtë drejtim falë trajnimeve si dhe njihet progres përsa i takon kriterit të konfiskimit të aseteve kriminale. Strategjia dhe plani i aksionit për integrimin e të riatdhesuarve siguron deri në 2015, siç u shpreh zyrtarja e Komisionit, strehimin, edukimin dhe punësimin e personave që i kthehen Shqipërisë. Raporti përfundimtar paraqitet në mes të shtatorit.

Raportuesja Tanja Fajon kërkoi që vendimi për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën të trajtohet si çështje urgjente, sikundër u premtua një vit më parë nga Brukseli e siç ndodhi dhe për tre vendet e tjera përfituese të rajonit.

“Qershorin e kaluar kur komisioni u shpreh për 3 vendet e tjera, ne e dinim brenda ditës se kur kjo gjë do të ndodhte,  u lajmërua 1 janari 2010, për fat u përshpejtua para Krishtlindjeve. Sot ende nuk e dimë një datë për Shqipërinë dhe Bosnjën, megjithëse kanë kaluar disa  muaj nga propozimi legjislativ i komisionit e nuk mund të themi se trajtimi është i njëjtë”, u shpreh raportuesja e vizave në PE, Tanja Fajon.

Dy grupet kryesore politike të legjislativit europian u shprehen se do të votojnë pro në seancën plenare të tetorit, në rast se Komisioni shprehet edhe pas dy javësh, në raportin përfundimtar me shkrim, se të dy vendet i kanë përmbushur kriteret.

Ekstremistët u shprehen kundër liberalizimit të vizave duke shpjeguar se regjimi i lirë do t’u mundësonte kriminelëve shqiptarë të vijonin trafikun e tyre në BE. Por përfaqësuesja e Komisionit garantoi se edhe pas marrjes së vendimit për heqjen e vizave, procesi monitorues ndaj dy vendeve të Ballkanit do të vijojë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close