Shqipëria nuk solidarizohet me Kosovën

Injorimi që Maqedonia i bëri Kosovës duke mos e ftuar presidenten Atifete Jahjaga në Samitin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, i cili mbahet në nivel të presidentëve më 31 maj dhe 1 qershor në Ohër, ka ngjallur reagime në Kosovë, por jo edhe në Shqipëri.
Derisa krerët e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës i kanë bërë të ditur kreut të Maqedonisë se nuk marrin pjesë në Samit nëse aty është edhe presidentja e Kosovës, shteti shqiptar nuk ka reaguar deri tani zyrtarisht. Përkundrazi, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit.
Irma Toptani, zëdhënëse e Presidentit Nishani, ka konfirmuar për Tribunën se deri të hënën pasdite nuk ka pasur ndonjë vendim për bojkotimin e Samitit të Ohrit nga presidenti shqiptar. “Po do të marrë pjesë. Nëse kemi ndonjë reagim tjetër, ndërkohë atë e komunikojmë”, ka thënë shkurt Toptani