Publikuar me datën: Sat, May 11th, 2013

“Shqipëria e madhe” praktikisht po funksionon

Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani. Kështu shprehen disa ekspertë të rajonit të Ballkanit. Ata për gazetën serbe “Novosti” madje thanë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt të madh mes shteteve të rajonit.

Historiani dhe politologu serb, Dragan Petroviq thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë. Por, ai shton se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë, atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse ta realizojë këtë projekt. Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanja, Italia, Sllovakia dhe Rumania, transmeton agjencia Ina.

Analisti politik grek, Dimitris Panatojakis thotë se shqiptarët presin që bashkimi i tyre në një shtet të ndodhë në vitin 2016. Sipas tij Washingtoni dhe Brukseli kanë shpenzuar shumë për këtë qëllim. Ai thotë se ndoshta “Shqipëria e Madhe nuk do të jetë formale por legalisht dhe praktikisht ajo funksionon që tani sepse kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ekzistojnë dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë janë më shumë imagjinarë se sa realë”.

Ndërsa politologia kroate, Jadranka Polloviq thotë se, Hillary Clinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar, por vetëm në Maqedoni nuk vajti. Kjo sipas saj ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria e Madhe” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close