Publikuar me datën: Mon, Apr 23rd, 2012

Shqipëria e Kosova pa doganë të përbashkët

Pika doganore Kosovë – Shqipëri së shpejti do të bëhet me një terminal të ri doganor në pikëkalimin Vërmicë – Morin. Ky terminal nuk do të ndërtohet në Kosovë e as në pikën e përbashkët doganore me Shqipërinë, por vetëm në territorin e Shqipërisë, bën të ditur sot Koha Ditore”. Kjo është bërë e mundur falë një fondi prej 450 mijë eurosh të akorduar nga Bashkimi Evropian dhe papajtueshmërisë me palën kosovare.

Fillimi i punimeve për ndërtimin e terminalit të ri në Morin ka shuar shpresat për një doganë të përbashkët Shqipëri – Kosovë, me modelin e Shqipëri – Mali i Zi. Ndërtimet dhe rikonstruksionet e pikave të kalimit kufitar në Shqipëri janë financuar nga BE-ja në kuadër të komponentit të dytë të instrumentit të Ndihmës së paraaderimit (IPA). Kompania fituese e tenderit për ndërtimin e terminalit të ri doganor në Morin është “A.G.E. CO&CO& Salillari Sh.p.k”. Sipas supervizorit të kompanisë gjermane “Iproplan Planungegesellschaft MBH”, kjo është faza e parë e projektit dhe ka të bëjë me ndërtimin e terminalit dhe shtimin e korsive doganore në territorin e Doganës së Morinit. Në bazë të kontratës, punimet e kësaj faze do të përfundojnë në gusht të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që  Bashkimi Evropian do të financojë edhe fazën e dytë të projektit me një vlerë prej 1 milion eurosh dhe që ka të bëjë me rikonstruksionin e plotë të Doganës ekzistuese dhe shtimin e ambienteve të saj.

Ndërtimi i kësaj pike ishte propozuar të ndërtohej në territorin e Shqipërisë në Morin, për shkak se vija kufitare kalon mbi urën ekzistuese mes dy vendeve (Morin-Vermicë), dhe kushtet e infrastrukturës së saj e bëjnë ndërtimin e një pike kufitare mbi urë të pamundur. Ministria e Integrimit e Shqipërisë i ka dërguar propozimin e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, drejtorit për zgjerimit në Komisionin Evropian,. Pierr Mirel.

Por në mbështetje të këtij propozimi, Ministria e Integrimit ka kërkuar të gjithë dokumentacionin mbështetës i cili do të përgatitej në bashkëpunim me delegacionin e KE-së në Tiranë.

Asokohe është bërë e ditur se, sipas bisedimeve të zhvilluara mes ministrive të brendshme në Kosovë dhe Shqipëri, është vendosur mbi ndërtimin e një pike të përbashkët kufitare Morin-Vermicë. Ndërkohë që për ndërtimin e saj në territorin e Shqipërisë palët nuk janë dakorduar, madje Drejtoria e Doganave e Kosovës është shprehur kundër ndërtimit të pikëkalimit kufitar në territorin  e Shqipërisë.

Kjo ka bërë që Doganat e Shqipërisë të fillojnë ndërtimin e terminalit të tyre. Fondet e BE-së për Doganën e Morinit janë të dytat, pas fondeve të akorduara nga Banka Botërore. Me një fond të Bankës Botërore prej rreth 1 milion eurosh ka përfunduar në mars të vitit 2004 rikonstruksioni i Doganës së Morinit. Investimi i realizuar nga Banka Botërore përmbushi një nga objektivat e Qeverisë Shqiptare për t’i dhënë frymëmarrje ekonomike veriut të Shqipërisë, si dhe për të shtuar urat e komunikimit midis shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Projekti i modernizimit të pikës doganore të Morinit u realizua në kuadër të Paktit të Stabilitetit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close