Publikuar me datën: Thu, May 19th, 2011

SHQIPËRIA – BËRTHAMA E BASHKIMIT TË TË GJITHË SHQIPTARËVE

Nga;Lek Mrijaj
Republika e Shqipërisë, trungu, baza e “çështjes shqiptare”, “Piemont i saj”, siguria, garancia, prapavija dhe shpresa e zgjidhjes së saj, e ndodhur në periudhën e ndërtimit të shtetit ligjor dhe të konsolidimit të rendit demokratik, po hedh hapin nga “demokracia e qeverisur” në “demokacinë qeverisëse”, synon të vëjë në veprim katërkëndëshin e ta bëj efikas: – kohën, shtetin, popullin dhe qeverinë, – ( që metaforikisht, mund t’i përfytyronim si detin, anijen, erën dhe velat). Ajo ka dhe detyrën e shenjtë të mbajë gjallë synimin shekullor të të gjithë shqiptarëve për të jetuar bashkë, të kujdeset për statusin dhe fatet e tyre kudo që janë vendosur nëpër botë.
Nga vështrimi kritik i udhës së kaluar, nga tërë praktika dhe përvoja e derisotme, na rezulton mësimi i madh për nevojën e të shndërruarit tonë nga, kryesisht objekt, spektator, pritës e dëgjues, kryesisht, në subjekt, autor e veprues të fateve tona në mënyrë të harmonishme; nga copëzime e zgjidhje spontane, të rastësishme e të cekëta të çështjes sonë kombëtare, në vendosjen e saj në tryezë si një të tërë të vetme, me projekt të qartë të perspektivës së saj; nga veprime të pjesshme, sporadike, në grumbullimin e përqëndrimin e tërë potencialit krijues kombëtar, shkrirjen e tij dhe ecjen në drejtimin e duhur.
Qëndrimet gjysmake, arnuese, zjarrfikëse, të cekëta të bashkësisë ndërkombëtare ndaj çështjes shqiptare (sikurse dhe ndaj të këtilla problemeve të popujve e kombeve të tjerë), nuk do t’i rezistojnë gjatë kohës. Kosova, për shembull, është shkëputur prej së tërës (sipas vullnetit politik të mbrapsht të bashkësisë ndërkombëtare), por fatet e saj lidhen organikisht me ato të së tërës, sikurse dhe e tëra është e lidhur e varet prej saj.
Mospërfshirja e Shqipërisë si palë në bisedimet për statusin e Kosovës dhe probleme të tjera të mirëfillta shqiptare, përbën paradoksin dhe absurditetin e mirëfilltë, të vetë shtetit shqiptar dhe qëndrave botërore të vendimarrjes. Në se çështja shqiptare u takon të merren të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë trojeve amtare, përgjegjësia më e madhe i takon Shqipërisë, të dalë në ballë të detyrës, nga spektatore të shndërrohet në autore dhe aktore. Ajo, sa s’është vonë, duhet të fokusohet në ruajtjen e jashtme të tërësisë së Çështjes, duke mos miratuar çelnikosjen e pjesëve të copëzuara të saj me zgjidhje të pjesshme.
Përcaktimet dhe zgjidhjet e pjesshme të Çështjes Shqiptare të kualifikohen e trajtohen nga shqiptarët si kaluese, të merren përgjegjësitë për bartësit e tyre që të mos lejojnë invalidimin për jetë të tërësisë së Çështjes ose ndalimin e saj. Vetëdija dhe fyma kombëtare gjenerojnë kurajon politike. Për të drejtat e natyrshme kombëtare, jo bëlbëzime me gjysëm zëri, jo pranim “kushtesh e kufizimesh”, por ngritje të zërit deri në kupën e qiellit: Pse ka difekte dhe boshllëqe serioze në politikën e Tiranës që është ngritur zëri: “Shqipëria duhej të bënte më tepër, … të ndiqte hap pas hapi problemin e Kosovës, … në emër të moralit të saj historik, të dinjitetit historik të një kombi” (Kadare). “Politika duhet të ndryshojë, kur këtë e kërkon e drejta dhe e vërteta.” – thoshte filozofi gjeman, Imanuel Kanti (shek XVIII).
Nuancat më të reja të zhvillimeve politike në Kosovë e rreth saj, në trojet amtare e në diasporë, kërkojnë prej Republikës së Shqipërisë “pozicionime më të zhdërvjellta, me strumbullar solid atdhetar, pa i vendosur ato në kallëpe politike të thjeshta e të përdorura.
Që Republika e Shqipërisë të ngrihet në nivelin e vendit dhe rolit historik që i takon, në Parlamentin e Tiranës duhet të institucionalizohet një Komision i Përhershëm i Çështjes Kombëtare, me përfaqësues vizionarë historianë, konsitucionalistë, ekonomistë e të tjerë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close