Publikuar me datën: Fri, Feb 25th, 2011

Shqetësime për lidhjet e Pacollit me Rusinë

Prishtinë, 25 shkurt – Zgjedhja e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe e presidentit Behxhet Pacolli është përcjellë me kundërthënie.
Kryeministri Thaçi është akuzuar për trafikim organesh në raportin e Dick Martyt, akuza këto që nga ai dhe institucionet e Kosovës janë hedhur poshtë.
Për presidentin e Kosovës, 59-vjeçarin Behxhet Pacolli, që u zgjodh para disa ditësh në seancën e Kuvendit të Kosovës, thuhet se është shqiptari më i pasur në botë. Ky multimilioner është pronar i firmës gjigante ndërtimore “Mabetex”, me seli në Zvicër.
Ai është i njohur për lidhje të mjegulluara me Rusinë, e cila ka lobuar kundër pavarësisë së Kosovës në nivel ndërkombëtar.
Lidhjet e Pacollit me Rusinë paraqesin shqetësim për pjesën më të madhe të vëzhguesve, raporton Radio Evropa e Lirë.
Anëtari i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka shpjeguar se përse kjo lëvizje ka refuzuar ta mbështesë Pacollin.
“Suksesi më i madh i Pacollit ishte arritur për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë. Pacolli u bë i pasur në Rusi dhe njëherësh Rusia synon ta forcojë Serbinë. Serbia si shtet i ka borxh Rusisë për ekzistencën e saj politike dhe Rusia është kundërshtari kryesor i tashëm dhe historik i së drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje”, ka thënë Ymeri.
Biznesi ndërtimor i Pacollit filloi në vitet e hershme të të 90-tave, kur ai i realizoi projektet në qytetin e Lindjes së Largët Ruse, Irkutsk. Në atë kohë, prefekt i këtij qyteti ishte Pavel Borodin, i cili në vitin 1993 u bë udhëheqës i zyrës së Kremlinit për pasuri, nën presidentin e atëhershëm, Boris Jelcin.
Në mënyrë të shpejtuar kompanisë Mabetex të Pacollit iu dha kontrata për riparimin e Kremlinit, që është rezidencë presidenciale, dhe për punë në ndërtesat kryesore të qeverisë, pastaj në Duma, Këshillin e Federatës e të tjera.
Vladimir Ivanidze është gazetar rus, që ka zhvilluar hetime për punën e “Mabetex”-it në Rusi.
“Behxhet Pacolli nuk ishte biznesmen i tillë i suksesshëm siç është tash. Ai ishte një person që ndihmonte në pastrimin e parave të njerëzve siç ishte Pavel Borodin dhe disa minsitra e zëvendësministra. Më kujtohet cinizmi i vetë Borodinit që premtoi se do të më fuste në burg për 5 vjet. Por, fati ishte i tillë që ai përfundoi në burg”, thotë gazetari Ivanidze.
Për Pacollin dhe “Mabetex”-in janë zhvilluar hetime nga prokurori i përgjithshëm rus, Juri Skuratov.
Borodini ishte arrestuar në Nju Jork, në vitin 2001, por ishte liruar pasi Qeveria e Rusisë pagoi 5 milionë franka zvicerane. Rasti kundër tij u mbyll në vitin 2002, pasi Rusia refuzoi t’i publikonte dokumentet kryesore. Prej vitit 2000, zoti Borodin ka shërbyer si udhëhqës i Unionit Rusi – Bjellorusi.
Pacolli është akuzuar se ka paguar kartelat bankare, që ishin përdorur nga vetë Boris Jelcini dhe dy vajzat e tij.
Rasti kundër Pacollit në Zvicër është mbyllur në vitin 2002.
Hetimet zvicerane i kishte udhëhequr Karla Del Ponte, e cila më vonë shërbeu si kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, e që fillimisht i kishte hetuar akzuat për trafikim organesh kundër Hashim Thaçit.
Gazetari Vladimir Ivanidze e akuzon Moskën për mbrojtjen e Behxhet Pacollit.
“Pacolli ishte pjesë e skemës së korrupsionit në Rusi, nga e cila Zvicra nuk mori asnjë dokument. Për ta akzuar Pacollin për krime financiare, Zvicrës i duheshin dokumentet e Rusisë, të cilat natyrisht nuk ishin dërguar”, thotë gazetari rus, Vladimir Ivanidze.
Kompania “Mabetex” kishte projekte shtetërore edhe në Kazakistan, Uzbekistan dhe në Itali.
Në çfarë mase janë lidhjet aktuale të Pacollit me Rusinë, nuk dihet.
Ai është i martuar me 33-vjeçaren nga Shën Petersburgu, emri i vajzërisë i së cilës ishte Maria Shiçkova.
Analisti prishtinas, Ylli Hoxha, thotë se Pacolli mund të ketë pozicion të ndërvarur nga autoritetet e Rusisë.
“Zoti Pacolli domosdo do ta ketë brengën se çfarë politike udhëheq Rusia, sepse vetëvetiu ky është një relacion që e vendos Pacollin në pozitë të ndërvarësisë ndaj autoriteteve të Rusisë”.
“Duke pasur parasysh se Kosova është shtet i krijuar me mbështetjen e Perëndimit dhe se kjo është kontestuar kryesisht nga Rusia, kjo marrëdhënie është shumë shqetësuese”, thotë Ylli Hoxha.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close