Publikuar me datën: Tue, Sep 25th, 2012

Shpirti i programit të Lëvizjes Demokristiane eshte Bashkimi Kombëtar

Shpirti i programit të Lëvizjes…, bashkimi kombëtar

 

Kryetari i Lëvizjes së Re Demokristiane, Dedë Abazi, ka thënë se lëvizja që është duke drejtuar po fuqizohet çdo ditë me njerëz që kanë influencë brenda segmenteve të caktuara shoqërore e politike. Ai ka thënë se në themelimin e Lëvizjes së Re Demokristiane ka merita të mëdha edhe ish-kryeministri Bajram Kosumi. “Bajram Kosumi ka treguar gatishmëri dhe disponim çdoherë ta ndihmojë lëvizjen. Lëvizja e Re Demokristiane është themeluar edhe me pëlqimin e tij. Ne jemi të nderuar që ish-kryeministri Kosumi na mbështet në çdo kohë ”, ka thënë z Dedë Abazi

 

 

Prishtinë, 24 shtator-

“Epoka e re”: Z. Abazi, ka disa muaj që keni themeluar Lëvizjen e Re Demokristiane të Kosovës, sa keni arritur të ambientoheni në skenën politike?

Dedë Abazi: Fillimisht po e përmend se unë kam filluar aktivitetet në lëvizjen e viteve të tetëdhjeta. Isha aktivisht me veprimtari shoqërore, politike dhe organizative, mirëpo në vitet e fundit, edhe pse isha në ngjarje dhe rrjedha të të gjitha zhvillimeve, nuk kam zhvilluar ndonjë aktivitet politik. Para disa muajve me disa miq dhe bashkëpunëtorë filluam aktivitetin tonë për themelimin e Lëvizjes së Re Demokristiane. Thënë të drejtën, fillimisht nuk e kam menduar se kjo lëvizje do të pritet kaq mirë, siç po pritet, secilën ditë po shtohen radhët e kësaj lëvizje me anëtarë dhe aktivistë të rijnë, kështu që vërtet kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe po më ndihmon shumë të ambientohem dhe t’i kryej punët dhe obligimet e mia i lumtur dhe me plot gëzim. Do të thotë, jam ambientuar shumë mirë dhe pa asnjë problem.

 

“Epoka e re”: Sa keni arritur ta zgjeroni Kryesinë e Lëvizjes së Re Demokristiane me njerëz të rëndësishëm?

Dedë Abazi: Lëvizja e Re Demokristiane çdo ditë është duke zhvilluar aktivitete të ndryshme. Ka zgjedhur kryesinë qendrore dhe është duke e shtuar numrin e anëtarëve të kryesisë sipas rregullores dhe statutit. Kështu që, ne kemi të arritura të mëdha në formimin e kryesisë dhe organeve drejtuese. Lëvizja Demokristiane e Re çdo ditë po i shton radhët e veta me njerëz që kanë influencë brenda segmenteve të caktuara shoqërore dhe që kanë kredo kombëtar, moral dhe intelektual. Lëvizja jonë është duke ecur mirë.

 

“Epoka e re”: Mendoni se i është dashur Kosovës edhe një subjekt i ri politik, derisa kemi numër të mjaftueshëm të subjekteve politike?

Dedë Abazi: Po. Kosovës i duhet ky subjekt i cili ka guximin dhe i cili afron program kombëtar, pra njerëz që, para të gjithave, kanë interesat e përbashkëta kombëtare. Njerëz që jetojnë me parime të shëndosha dhe filozofi perëndimore. Në Kosovë mund të ketë mjaft parti, por në Kosovë mungojnë politika dhe filozofia perëndimore apo properëndimore. Është lehtë të deklarohet me plot gojën “Perëndimi, integrim evropian”, por realisht në Kosovë drejtohet një politikë shumë e gabuar.

 

 

“Epoka e re”: Pse? 

Dedë Abazi: Politika kosovare kohët e fundit është duke humbur rolin që kishte para çlirimit. Shkurt, politika e viteve të fundit ka shkuar aq larg sa ka dërguar delegacione dhe ministra të ulen nëpër konferenca islamike si anëtarë apo familjarë me ta, e ku ta di unë, në konferenca që asgjë nuk na shërbyen asnjëherë gjatë historisë. Kështu që, ky orientim politik nuk është aspak në favor të Kosovës, por shkon në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë.

Ne jemi dëshmitarë se shumë faktorë të Kosovës, qoftë politikë, qoftë kulturorë dhe fetarë me vite punuan pa u ndal që para botës perëndimore të ndërtojnë një imazh të mirë. Serbia këto përpjekje i ka luftuar shumë, çdoherë është përpjekur ta paraqesë Kosovën ndryshe nga realiteti që ishte, në orientimet dhe politikat e drejtuara nga Ibrahim Rugova pro-perëndimore. Një rol shumë të rëndësishëm e ka luajtur edhe kleri katolik shqiptar dhe demokristianët e asaj kohe në këtë projekt. Kështu që, si rezultat i të gjitha këtyre angazhimeve të politikës dhe shoqërisë sonë, në fund të viteve të shekullit të kaluar Kosova fitoi një mbështetje të madhe, fitoi mbështetje morale në rend të parë, ashtu edhe politike, pasi filloi lufta në Kosovë 1998-1999, Kosova fitoi edhe përkrahje ushtarake me ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës. Problemi është sot se gjatë këtyre viteve, do të thotë që nga çlirimi e deri më sot, Kosova është duke humbur rolin që kishte. Në vazhdimësi Kosova është duke humbur imazhin e vet para opinionit ndërkombëtar duke marrë drejtimin e gabuar, për arsye individuale dhe të përfitimeve personale të njerëzve që kanë përgjegjësi qeveritare, asgjë nuk ka kaluar pa u vërejtur nga ne. Kosova i di emrat e atyre njerëzve që kanë këto përgjegjësi qeveritare dhe drejtues subjektesh politike. Prandaj, me plot përgjegjësi e them se Kosovës i duhet subjekt tjetër politik, e kjo është Lëvizje e Re Demokristiane.

 

“Epoka e re”: Cili do të jetë roli i Lëvizjes së Re Demokristiane të Kosovës në skenën politike? Çfarë programi u ofroni qytetarëve të Kosovës?

Dedë Abazi: Nuk do të mungoj roli i Lëvizjes së Re Demokristiane në skenën politike, pra në organizimin shtetëror, qoftë lokal apo qendror. Do të jemi zë i fuqishëm në përkrahje dhe interes të qytetarit, asnjëherë nuk do të heshtim ndaj dukurive negative, qoftë si pozitë apo si opozitë. Do të jemi të afërt me qytetarin, pa dallim. Sigurisht se do ta luajmë rolin tonë pozitiv në ndërtimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës evropiane. Programi që ne afrojmë është për pluralizmin e shëndoshë politik, ekonominë e tregut, shtetin e së drejtës, sigurinë e individit, sigurinë e pronës dhe përgjegjësinë individuale dhe kolektive në fuqizimin e familjes, drejtësinë shoqërore, mbrojtën e natyrës dhe të ambientit. Rëndësi do t’u kushtojmë ligjeve të favorshme dhe përkujdesje të veçantë invalidëve dhe veteranëve të luftës. Angazhohemi për një perspektivë më të mirë për të rinjtë e kësaj shoqërie. Lëvizja e Re Demokristiane lufton për integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës, mirëpo udhëhiqet nga ideali shekullor dhe mbështetet në aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar. Bashkimi Kombëtar është shpirti i programit të Lëvizjes së Re Demokristiane.

 

“Epoka e re”: Ka zëra se pas kësaj lëvizje qëndron edhe ish-kryeministri Bajram Kosumi. Është pjesë e Lëvizjes së Re Demokristiane të Kosovës ai?

Dedë Abazi: Z. Bajram Kosumi dhe Dedë Abazi asnjëherë nuk ishin as nuk janë të ndarë që nga vitet e ’90-ta. Demokristianët – fraksion demokristian të cilin unë e kam drejtuar që në vitin 1996 – kemi bashkëpunuar shumë afër me z. Kosumin dhe Partinë Parlamentare që ai ka drejtuar me lëvizjet çlirimtare dhe lëvizjen studentore edhe para, gjatë dhe pas lufte. Pas luftës së bashku me Bajram Kosumin ishim pjesë e koalicionit edhe në AAK, ku unë isha anëtar i kryesisë qendrore, ndërsa Kosumi ishte nënkryetar. Edhe në fushatën e fundit të zgjedhjeve parlamentare ne ishim bashkë me Kosumin në koalicionin parazgjedhor që u nënshkrua në mes të PDK-së dhe PSHDK dhe një lëvizje qytetare në krye me Kosumin dhe Bujar Dugollin. Unë si themelues i Lëvizjes së Re Demokristiane sigurisht se nuk e kam themeluar këtë lëvizje pa u konsultuar me Bajram Kosumin dhe pa pëlqimin e tij. Ai çdoherë ishte me ne dhe është me ne. Kosumi është një person që unë si kryetar i kësaj lëvizje e çmoj si politikanin më të mirë në Kosovë. Ai është shumë i vendosur dhe besnik në interesa kombëtare, i moderuar dhe vërtet me një frymë të shëndoshë kombëtare, reformatore dhe parlamentare. Ne jemi të nderuar se ish-kryeministri Kosumi na mbështet dhe nuk kursehet në çdo kohë dhe çdoherë është i gatshëm të na ndihmojë aty ku ne i kërkojmë dhe çfarë ai ka mundësi të na ndihmojë.

 

“Epoka e re”: Pra, roli i Kosumit në këtë parti është i madh?

Dedë Abazi: Nëse unë si kryetar i kësaj lëvizje deklarohem se Bajram Kosumi është politikani më i miri në Kosovë dhe deklarohem se jemi të nderuar kur na ndihmon çfarë ne të kërkojmë dhe çfarë ai ka mundësi të japë nga vetja e tij, çfarë përgjigje tjetër kërkohet ta plotësoj këtë që unë them? Kosumi është i pandarë me Dedë Abazin dhe Dedë Abazi është kryetar i Lëvizjes së Re Demokristianë të Kosovës. Z. Kosumi nuk është një anëtar i LD-së në kuptimin e një anëtari, mirëpo Lëvizja e Re Demokristiane dhe kryetari i saj e ka mbështetjen e Kosumit, e do dhe i beson atij. Kosumi ka treguar gatishmëri dhe disponim çdoherë ta ndihmojë lëvizjen tonë, dhe kjo lëvizje është themeluar edhe me pëlqimin e tij, me përkrahjen e tij.

 

“Epoka e re”: Jeni duke menduar të ofroni edhe emra të tjerë?

Dedë Abazi: Ne jemi një subjekt i ri, por çdo ditë janë duke ardhur njerëz të ri, çdo ditë po shtohen radhët e lëvizjes me njerëz që kanë influencë brenda segmenteve të caktuara shoqërore dhe intelektuale. Në anën tjetër, unë si kryetar i kësaj lëvizje kam afër vetes njerëz të mirë, të ndershëm, me përgatitje profesionale dhe politike, që kanë kredo kombëtare, morale dhe intelektuale, që kishin role të rëndësishme gjatë viteve të kaluara në subjekte dhe institucione, që janë miq të mi dhe të kësaj lëvizje. E shfrytëzoj rastin t’i falënderoj shumë ata. Unë këshillohem me ta dhe marr mendime e përkrahje nga ta. Mirëpo, vjen koha që secili do ta kuptojë dhe të dëgjojë për emrat e tyre. Sot për sot nuk dëshiroj t’i bëj disa gjëra publike, ndërkohë ata njerëz do ta kenë rolin dhe përgjegjësinë në kuadër të Lëvizjes së Re Demokristiane. Ne me kohë do ta njoftojmë opinionin për këto vendime që do t’i marrim.

 

“Epoka e re”: Çfarë vlerësimi keni për situatën politike në Kosovë?

Dedë Abazi: Situata politike në Kosovë nuk është e mirë. Asnjëherë nuk duhet mohuar se ka disa përparime dhe të arritura që nuk duhen nënçmuar, por ka edhe ngecje të mëdha dhe gabime. Në Kosovë flitet shumë për gjëra të parëndësishme, ndërsa shumë pak flitet për ato që janë të rëndësishme. Gjithë kjo zhurmë që bëhet për koalicione në mes subjekteve, të cilat nuk janë asgjë tjetër pos qëllime të caktuara – ta orientojnë publikun në gjëra të pavlerë dhe të harrohet papunësia, skamja dhe problemet themelore, pra ato që duhet të kujtohen. Gjithë kjo zhurmë për bisedimet me Serbinë dhe në fund nuk ndodh asgjë pos që qytetarët e Kosovës rrudhin krahët e shpirtin me frikën dhe ankthin se çka do të ndodhë. Gjithë kjo fushatë mediatike e EULEX-it me polici të armatosur duke rrethuar ministri e shtëpi private, dhe më në fund rezulton se një prokuror ndërkombëtar të krisur në krye që ia mësyn Fatmir Limajt, por që nuk u gjënë asgjë. Ku ndodh kështu? Apo, a ka përgjegjësi dikush për këto veprime? Kështu që është zbeh jashtë mase besimi i qytetarit në institucione ndërkombëtare dhe në ato kombëtare. Dhe kjo me plot arsye. Tani niveli i lartë i korrupsionit dhe i papërgjegjësisë, hezitimeve të investitorëve të huaj në Kosovë, përveç atyre turq, të cilët qeveria po i josh, dhe realisht me joshjen e qeveritarëve të Kosovës, turqit e blenë Kosovën, e ky është shkatërrim i ekonomisë dhe perspektivës evropiane. Ekonomia në Kosovë, edhe ashtu e dobët, po shkon duke rënë edhe më tutje. Pastaj problemi me territorin e Kosovës. Tash e sa vite politikanët tanë me plot gojën nuk pushojnë duke thënë se “nuk ndahet Mitrovica”, kështu edhe këngëtarët këndojnë, por Mitrovica tash sa vite është e ndarë. Si përfundim, ne nuk mund të themi se është gjendja e mirë, mirëpo ka mundësi të ndryshojë gjendja për të mirë dhe në interes të qytetarit, por kjo strukturë qeveritare nuk ka mundësi assesi ta ndryshojë këtë gjendje.

 

“Epoka e re”: Lëvizja e Re Demokristiane me cilat parti do të jetë e hapur për koalicion?

Dedë Abazi: Nuk duhet të përsëritet gabimi, nuk duhet të kemi qeveri as të krijohen koalicione qeveritare në Kosovë pa pjesëmarrjen e demokristianëve. Kjo për arsye se është në dëm të Kosovës. Kosova ka nevojë ta ketë frymën demokristiane në qeverisje dhe institucione. Kosova ka nevojë të marrë këshilla dhe të drejtohet me frymën dhe programin demokristian properëndimor. Nuk duhet të veprohet kështu dhe të ndërtohen kësi kombinimesh dhe strukturash qeveritare çfarë janë sot pa asnjë demokristian. Kjo që them duhet të kuptohet drejt dhe pa asnjë ngarkesë, sepse është realitet. Lëvizja e Re Demokristiane është e hapur për bashkëpunim me qytetarin e Kosovës dhe me parti të cilat kanë orientime dhe program të përafërt me ne. Sigurisht se do ta shikojmë se ku është interesi më i madh kombëtar dhe i subjektit që ne ta afrojmë vetveten si subjekt për një koalicion të mundshëm.

Lëvizjes e Re Demokristiane, vërtet është e re, por unë nuk jam i ri në politikë. Të gjithë liderët politikë i njoh mirë dhe kam pasur bashkëpunim me ta gjatë viteve të kaluara, qoftë në politikë apo edhe gjatë luftës në radhët e UÇK-së. Mirëpo, kjo aspak nuk do të ndikoj në mua në marrjen e një vendimi për të hyrë në koalicion eventual me ndonjë parti. Ne do ta shikojmë interesin e Kosovës, por edhe të subjektit e të elektoratit që përfaqësojmë para se të hyjmë në koalicion me ndonjë subjekt politik.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close