Publikuar me datën: Sun, May 22nd, 2011

Shkupi zyrtar kundërshton idetë e Beogradit për ndarje të reja në rajon

Shkup, 22 maj- Harta gjeopolitike e rajonit të Evropës Juglindore është skicuar, nuk ka as dëshirë, as vullnet, as parim, as mbështetje për çfarëdo ndarjesh të reja dhe hartim të kufijve, përveç se kufizimin e tyre në nivelin e kufijve administrative evropiane të vendeve që sot, nesër, apo në të ardhmen e afërt do të jenë pjesë e familjes evropiane. Kjo ka qenë kundërpërgjigja e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshoski pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq se zgjidhja më e mirë për Kosovën është ndarja e saj. Milloshoski ka thënë se çdo shtet në rajon si dhe politikanët duhet problemet e tyre të brendshme t’i zgjidhin përbrenda mundësive të brendshme, e jo t’i transferojnë problemet e tyre të pazgjidhura duke ju krijuar probleme të tjerëve. “Kufijtë do të bëhen aq të parëndësishëm me vetë bashkimin e vendeve në rajon dhe në Evropë, që do të na jep një dimension të ri për bashkëpunim, mirëkuptim dhe përparim. Mesazhi im është se harta gjeopolitike e EJL-së dhe e rajonit është mbyllur dhe se këtu nuk ka më shumë vend për asnjë ide të madhe shtetërore. Ideja e vetme e madhe e cila është e mundshme në Ballkan në disa vitet e fundit është ideja për Evropë të Madhe. Zgjidhjet nuk janë kufij të rinj dhe ndarje të reja, por zgjidhja është bashkimi në të cilin kufijtë sipas ‘yrnekut’ evropian do të bëhen aq të parëndësishëm sa që vetë bashkimi i vendeve të rajonit dhe Evropës do të japë dimension të ri të avancimit, paqe dhe zhvillim”, ka thënë Milloshoski. Për pengesat gjegjësisht problemet me të cilat ballafaqohet shteti në rrugën drejt anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në BE, Milloshoski ka thënë se për të gjitha çështjet do të diskutohet, por mbetet të punohet në detyrën vendore, gjegjësisht siç tha “reformat janë angazhim i yni të cilin do të vazhdojmë ta udhëheqim në vazhdimësi”. Vizitën e të shtunës në Ohër, bashkë me eurodeputeten nga Suedia Ana Ibrizagiq, Milloshoski e vlerëoi si një mundësi të mirë për prezantimin e Maqedonisë si pjesë e pashkëputur e civilizimit dhe kulturës evropiane. Eurodeputetja nga radhët e Partisë së matur suedeze në grupin e Partisë evropiane popullore, e cila në përvojën e saj aktive prej shtatë vjetësh në politikën e jashtme të BE-së pesë vjet ka qenë përgjegjëse për Republikën e Maqedonisë, me këtë rast ka thënë se Maqedonia është vend evropian dhe vendi i saj është në BE. “Ne po përpiqemi nga Parlamenti Evropian të dërgojmë sinjale të qarta politike në lidhje me vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së. Pavarësisht ndarjeve të caktuara dhe mëdyshjeve për këtë çështje, kur bëhet fjalë për Republikën e Maqedonisë, këtu nuk ka hamendje se jeni të mirëseardhur”, ka thënë ajo, duke theksuar se në secilin raport të deritanishëm të Europarlamentit në mënyrë pozitive është vlerësuar puna e Qeverisë, para së gjithash duke i theksuar këtu reformat në sferat si arsim, gjyqësi, administratë publike.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close