Publikuar me datën: Fri, Oct 14th, 2011

Shkupi s’e mëson dot shqipen, “Kapshti zoologjic”

Shkup, 14 tetor – Kryetari  i Qytetit të Shkupit, Koçe Trajanovski vazhdon të premtojë korrigjimin e gabimeve në mbishkrimet në gjuhën shqipe. Sikundër para re muajve, ai edhe sot premtoi se mbishkrimi i vendosur me gabime në Kopshtin zoologjik të Shkupit do të korrigjohet shumë shpejt.

Përgjegjësit e kopshtit zoologjik në kryeqytetin e Maqedonisë, në mbishkrimin në gjuhën shqipe në vend të “KOPSHTI ZOOLOGJIK”  kanë vendosur tabelën me mbishkrimin “KAPSHTI ZOOLOGJIC”.

“Me këtë  problem tanimë është njoftuar drejtoresha e këtij kopshti dhe mendoj se shpejt do të zgjidhet, i cili, sipas meje më tepër është i natyrës teknike dhe aspak nuk do të ketë problem”, deklaroi Koçe Trajanovski.

Përveç Trajanovskit premtime për evitimin e gabimit kishte dhënë para dy javëve edhe drejtoresha e kopshtit zoologjik.

“Tabelën e kemi dhuratë, ndërsa unë jam drejtore e re e emëruar e kopshtit zoologjik dhe më duhet pak kohë për t’i parë problemet. Por e kemi zbuluar problemin dhe në një afat shumë të shkurtër kohor do ta zgjidhim atë. Kemi angazhuar edhe lektorë të gjuhës shqipe dhe do ta korrigjojmë shpejt gabimin”, ka thënë ajo, transmeton Alsat-M.

Për gabimet e tilla gjuhësore shqetësim shprehin edhe profesorët e gjuhës shqipe, sipas të cilëve këto gabime kohëve të fundit janë shpeshtuar. Ata thonë se gabime mund të vërehen jo vetëm në mbishkrime, por edhe në fletushka, në emërtime rrugësh etj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close