Shkupi e Prishtina sot nënshkruajnë programin për bashkëpunim ndërkufitar

Prishtinë, 26 prill – Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Sadri Ferati dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë Musa Xhaferi do të nënshkruajnë sot në Shkup Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë i cili më pas do t’i dorëzohet autoriteteve të Bashkimit Evropian. Ky Program financohet nga fondet e IPA 2010-2011 dhe është programi i parë i bashkëpunimit ndërkufitar me financimin e fondeve të Bashkimit Evropian që merr pjesë Republika e Kosovës.