SHKA “Shotë Galica” fituese e “Flakadanit të Karadakut”

Viti, 27 mars – Me mbrëmjen finale të Festivalit të SHKA-ve dhe ansambleve kulturo –artistike, në Viti, ka përfunduar manifestimi tradicional i kulturës “Flakadani i Karadakut 2010”. Visar Demiri, drejtor për kulturë rini e sport në Viti, ka thënë se ky manifestim, i organizuar nën patronazhin e kryetarit të Vitisë dhe me mbështetje të MKRS-së, shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës jo vetëm në komunën e Vitisë, por edhe më gjerë. “Gjatë këtij manifestimi, brenda një jave janë organizuar një varg aktivitetesh të kulturës, duke filluar nga garat rajonale të recituesve të shkollave të mesme të pesë komunave të ndryshme të Kosovës, pastaj ora e madhe letrare me poetë e shkrimtarët më të njohur nga Kosova, Maqedonia dhe Presheva, si dhe festivali treditor gjithëkombëtar i SHKA-ve dhe ansambleve kulturo-artistike nga Shqipëria, Maqedonia, Presheva dhe Kosova”, ka thënë Demiri.
Ndërsa Ismet Sejdiu, përgjegjës për Juria profesionale e festivalit “Flakadani i Karadakut”, në përbërje prof. Rexhep Munishi, Sami Piraj dhe Alban Zuka, ka shpallur si shoqërinë më të mirë e festivalit i takoi SHKA ‘Shotë Galica” nga Drenasi. Krahas shoqërisë më të dalluar juria ka përzgjedhur edhe fituesit e tjerë të festivalit si valltarët më autokton ku ky çmim i shkojë vëllezërve Abdyl e Fadil Ramaj, paraqitjen më të mirë skenike çmim që i shkoi shoqërive nga Shkupi etj.
Manifestimi “Flakadani i Karadakut” organizohet në shenjë nderimi të veprës së dëshmorit Nijazi Azemi – komandanit “Mjekra”.