Publikuar me datën: Thu, May 27th, 2010

SHIK-u është “gjallë”, fiton 200 milionë dollarë në vit

Prishtinë, 27 maj – Deklarata publike e ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, se kjo strukturë e krijuar nga PDK-ja ka pushuar së funksionuari në prill të 2008-s, kontestohet në raportin e Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane. Në raportin e këtij Komiteti, i cili është publikuar së fundmi, është theksuar se kjo strukturë edhe më tej është funksionale dhe si e tillë ajo përfiton miliona euro gjatë vitit duke abuzuar qytetarët.
“SHIK-u është strukturë e inteligjencës nëntokësore të PDK-së dhe brenda vitit merr 200 milionë dollarë nëpërmjet ryshfetit, grabitjeve dhe shantazhit. Kjo strukturë është një lidhje kriminale mes shqiptarëve dhe bandave serbe si dhe rrjete të tjera kriminale transnacionale”, thuhet në raport.
Aty ceket se për shuarjen e kësaj strukture mungon vullneti politik shtetëror.
“Në Kosovë jo vetëm që mungon gjyqësori, por mungon edhe vullneti politik për të trajtuar sektorin joformal, për të cilin ka mungesë të legjislacionit për hetimin e krimit të organizuar”, theksohet në raport.
Kjo është mbështetur në faktin se institucionet e Kosovës ende nuk e kanë nxjerrë ligjin antimafia, i cili do të parandalonte këtë fenomen.
“Kosovë nuk ka një ligj antimafia ose një ligj që rregullon konfiskimin e aseteve kriminale si dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Këto dispozita aktualisht janë joekzistente”, ceket në raport, ku është përmendur edhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Ndërkohë, zyrtarët e PDK-së nuk kanë dashur të komentonin për vlerësimin e paraqitur në këtë raport. Dy nënkryetarët e kësaj partie zv.kryeministri Hajredin Kuçi, si dhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Punëve të Brendshme dhe Sigurisë, Rrustem Mustafa, kanë deklaruar se nuk e kanë parë raportin dhe nuk mund të japin komente.
Por deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDD-së, Gani Geci, i cili njëherësh është kryetar i Komisionit Parlamentar të Inteligjencës, ka deklaruar se ky raport vetëm se i ka forcuar dyshimet se SHIK-u vazhdon të jetë funksional .

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close