Publikuar me datën: Thu, Sep 8th, 2016

Sheremeti, kosovari i Lojërave Paralimpike

Plot 10 mijë e 500 shikues do të përcjellin në arenë përballjen e goalballit në mes të Brazilit dhe Suedisë. Kjo ndeshje luhet të enjten (sot) në ditën e parë të garave të Lojërave Paralimpike “Rio 2016”

Ceremonia hapëse e Lojërave Paralimpike është mbajtur të mërkurën, ndërsa të enjten (sot) nisin garat, që zhvillohen deri më 18 shtator. Lojërat Paralimpike janë versioni i Lojërave Olimpike për sportistët me aftësi të kufizuara. Privilegjin për të luajtur në arenën e mbushur me 10.500 shikues do ta ketë edhe sportisti nga Kosova, Fatmir Sheremeti.

Sheremeti është pjesë e përfaqësueses së Suedisë në goalball, sportit për sportistët që kanë vështirësi në të parë. 33-vjeçari nga fshati Oshlan i Vushtrrisë është ndër lojtarët kryesorë te Suedia. Në një bisedë për gazetën, të mërkurën, Sheremeti ka treguar rrugëtimin e tij që e dërgoi në Rio, në ngjarjen më të madhe paralimpike. Ai nuk mori pjesë në ceremoninë hapëse për të qenë sa më i pushuar për sfidën me Brazilin.

“Ka dhjetë ditë që jemi në Brazil. Kemi pasur një kamp përgatitor dhe tani jemi në Rio për pjesën garuese. Paraqitja në Lojëra Paralimpike është diçka shumë e madhe. Është ngjarje si Lojërat Olimpike dhe na jep shumë kënaqësi. Ndeshjen e parë e kemi nesër në mëngjes dhe tashmë janë shitur të gjitha 10.500 biletat. Brazili është kampion botëror, por pa gjasa nuk jemi as ne”, ka thënë Sheremeti të mërkurën.

Suedia është në grupin A me Brazilin, Algjerinë, Kanadanë dhe Gjermanisë. Në Grupin B janë Finlanda, Turqia, SHBA-ja, Kina dhe Lituania. Pas ndeshjeve në grup luhet raundi nokaut. Në Lojërat Paralimpike janë dhjetë përfaqësueset më të mira prej 120 sa morën pjesë në kualifikime në goalball.

“Të gjitha ekipet janë shumë të forta. Kush është kualifikuar për Rio ka gjasa për medalje. Gjasa kemi edhe ne. Goalballi është sport i nivelit të lartë, sport fizik. Për shembull, para garave ne stërvitemi 8 deri në 10 herë në javë. Marrim pjesë në ngjarje të ndryshme, në kampe përgatitore. Por është shumë vështirë të arrihet në nivelin ku ne jemi tani”, ka shtuar Sheremeti.

Fatmir Sheremeti është baba i dy djemve dhe një vajze. Bashkëshorten e ka po ashtu nga Kosova. Ai në vitin 1992, në moshën nëntëvjeçare, së bashku me familjen u largua nga Kosova për t’u vendosur në Suedi. Në atë kohë nuk kishte probleme me shikim.

“Në moshën 13-14 vjeçare kam pasur glaukomë dhe shumë shpejt kam humbur të parit. Për dy vjet nga 90 apo 100 %, të parit më ka rënë në rreth 10 për qind. Kur kam qenë shumë i ri jam marrë me futboll dhe tajboks, por pasi humbja e shikimit nuk më lejoi më të merrem me këto sporte, kam nisur me goalball. Pra, në këtë sport jam që nga mosha 15-vjeçare”, ka treguar Sheremeti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close