Publikuar me datën: Wed, Dec 5th, 2012

“Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit” mbërrin në Prishtinë

Biznesmeni Hetem Ramadani rreth 300 persona të martën mbrëma i ka bërë të mendonin për meditimin. Në ambientet e një hoteli në Prishtinë, ai ka promovuar librin e tij në bashkautorësi me mjekun slloven Radovan Starc, “Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit”. Ramadani ka bindjen se një përvojë vlen sa një mijë fjalë. E krejt libri përthekon përvojat e tij. Meditimi transcendental, një teknikë natyrore mendimi dhe mjet për relaksimin dhe komunikimin shpirtëror, me zanafillë në traditën indiane 2,500 vjet më parë, e që sot numëron më shumë se 7 milionë praktikantë. E ky, sipas Ramadanit, është ilaçi për luftimin e stresit. Prej këtij libri kanë thënë të kenë mësuar edhe akademikët. Rexhep Qosja ka thënë se në libër ka gjetur shumë gjëra që nuk i ka ditur më parë, ndonëse ato nuk i përkasin fushës së tij të studimeve. Por Ramadani – personi i shtatë më i pasur në Slloveni – e ka bërë të ndërrojë mendje se biznesmenëve nuk u interesojnë librat. Akademik Qosja nuk ka qenë i vetmi që ka folur në ceremoninë e promovimit të librit. Veprimtari i shquar Adem Demaçi ka treguar një përvojë personale me medituesin Hetem Ramadani.

Libri i dy autorëve i dedikohet raportit ndërmjet trurit, trupit dhe zemrës. Starc është kardiolog, por Ramadani e ka bindur atë se zemra nuk është thjesht një organ jetik. Atij i ka interesuar të lexojë libra që e bindin se zemra nuk është thjesht një pompë për qarkullimin e gjakut, por që  thënë figurativisht, zemra ka edhe trurin dhe është edhe shtëpia e shpirtit. E për këtë ka shpalosur përvojat personale.

“Pas shumë vjetësh suksesi në biznes erdha në përfundim që nuk isha i lumtur, nuk i isha i qetë dhe nuk e gjeja veten. Mendja ime donte diçka tjetër. Studimet thonë se truri ka potencial t’i përgjigjet secilës pyetje që i bëhet. Kjo quhet si fizikë kuantike, për të cilën unë jam i bindur se e kam kuptuar shumë mirë”, ka thënë Ramadani, i cili ka diplomuar në inxhinieri kimike.

Akademik Qosja ka thënë se “Shëndeti…” është një vepër që nuk i përket fushës së tij, por që atë e ka lexuar me vëmendje të jashtëzakonshme.

“Kam gjetur aty shumëçka që nuk kam ditur dhe njëkohësisht kam korrigjuar disa qëndrime të mia që besoj se janë si të shumicës prej nesh që kemi menduar se njerëzit që merren me biznese nuk merren me libra”, ka thënë Qosja. “Nuk kam qenë as vetë i liruar nga ky paragjykim”, ka shtuar ai. Akademik Qosja ka thënë se ka menduar se “meditimi transcendental” i takon më shumë çështjes së filozofisë, por libri “Shëndeti…” e ka bërë të kuptonte se ai implikon edhe aspekte shëndetësore.

E veprimtari Adem Demaçi ka treguar një përvojë të tij me Ramadanin. E kishte takuar në Slloveni, në kohën kur Demaçi ishte përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa gjendja e tij shëndetësore ishte keqësuar rëndë.

“Mjeku më tha që duhej të operohesha, por mua më duhej të kthehesha patjetër në takime në Kosovë. Mora me vete një libër që ma dha Heta dhe e lexoja kohë pas kohe me atë anglishten time. Dhe, më ndihmoi shumë”, ka thënë Demaçi.

Por para kësaj Demaçi ka thënë të ketë bërë meditim në kohën sa po qëndronte në burgjet serbe, pa e ditur se ka hyrë në një proces të shikimit brenda vetes.

Libri ishte botuar fillimisht në sllovenisht. Irena Toçi nga botimet “Toena”, që ka botuar këtë libër, ka thënë se nuk e kanë vënë në dyshim botimin e këtij libri që kur kanë marrë në duar materialin në shqip. “Shtysa e parë për t’i thënë po propozimit qe vetëm intuita, që njeriu që kishte fituar zemrën e operistikes shqiptare Inva Mula nuk mund të ishte një individ i zakonshëm”, ka thënë Toçi. “Por leximi i kujdesshëm i dorëshkrimit më bëri për vete me shtjellimin e argumentit shkencor që sillte ky libër”, ka shtuar ajo.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close