Publikuar me datën: Tue, Jan 3rd, 2012

SHBA nuk tërhiqen nga Kosova

Washington, 3 janar – Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në NATO janë të zotuara të mbajnë numrin rreth 6 mijë ushtarë në Kosovë për sa kohë të jetë e nevojshme në mënyrë që të ruajnë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun, kanë deklaruar për RTK-në burime në Washington.

Kjo çështje është diskutuar dhe vendosur në fund të tetorit në takimet e ministrave të jashtëm dhe atyre të Mbrojtjes të aleancës së NATO-së.

Është thënë më se njëherë nga zyrtarë amerikanë se pjesëtarët e forcave të NATO-së në Kosovë ‘bashkë kanë hyrë dhe bashkë do të dalin’, dhe se tërheqja nuk bëhet në mënyrë individuale.

Në këtë fazë nuk mund të flitet për një tërheqje të njëanshme të forcave amerikane nga Kosova, forca këto që përbëjnë kurrizin e sigurisë së pranisë ushtarake të KFOR-it.

Megjithatë, përderisa nuk kishte shpërthyer dhuna në veri të Kosovës, NATO kishte planifikuar shkurtimin e forcës së KFOR-it edhe për 2,500 ushtarë, mirëpo ky plan është stopuar për një kohë të pacaktuar.

Prania ushtarake amerikane në Evropë është pjesë e zotimit strategjik afatgjatë amerikanë për sigurinë evropiane dhe në këtë kontekst shihet edhe prania ushtarake amerikane në Kosovë. Si pjesë e kësaj strategjie, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për integrimin e vendeve të Ballkanit në institucionet Evro-Atlantike, duke e bërë atë pjesë të bërthamës dhe sigurisë evropiane.

Dje agjencia e lajmeve NOA kishte njoftuar se me dije se në kuadër të reduktimeve në Pentagon, SHBA kishin paraparë mundësinë e tërheqjes së ushtrisë amerikane nga Kosova. Ky paralajmërimin kishte shkaktuar reagime tek shqiptaro- amerikanët.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close