SHBA ndihmojnë Serbinë, por me pavarësi të forcuar të Kosovës

Në lojën diplomatike rreth datës për Serbinë papritmas është përfshirë edhe Uashingtoni. Sipas gazetës së Beogradit “Novosti”, në Departamentin amerikan të Shtetit fatin e integrimeve evropiane të Serbisë mund ta vendosë rezultati i betejës mes dy rrymave në administratën amerikane. Sipas burimeve të gazetës në fjalë, rryma e fortë angazhohet që data të përdoret si “karrotë” që Beogradi të detyrohet për më shumë koncesione në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, ndërsa rryma më e butë beson se presionet e mëtejshme do të ishin kundërproduktive. Ky grup angazhohet që Beogradi të marrë “dritën jeshile” për datën, ndërsa Prishtina të marrë angazhmanin special kontraktual nga BE-ja, sepse gjoja ndarja e MSS ende nuk është e mundshme, sepse pesë vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Aktualisht po shqyrtohet opsioni I shatëll-diplomacisë së Uashingtonit në kryeqendrat kryesore evropiane, e posaçërisht në Berlin, i cili edhe më tutje ka qëndrimin më të fortë sa i përket çështjes së integrimit të Serbisë.
Sipas gazetës, ekziston ideja që zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Philip Reeker të marrë rolin ndërmjetësues, i cili në ditët në vijim do të tentojë të bindë Gjermaninë të lejojë “dritën jeshile” gjë që do të ishte sinjal edhe për shtetet e tjera të BE-së të cilat ende hamenden rreth datës.
Nënkryetarja e Qeverisë serbe e ngarkuar për integrime evropiane Suzana Grubjesheviq ka qëndruar këto ditë në Gjermani dhe është kaur me zyrtarë të lartë të këtij vendi.
“Qëndrimi gjerman për dhënien e datës varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit”, k thënë ajo.
“Washingtoni është i vetëdijshëm se disponimi në BE për zgjerimin e mëtejmë është gjithnjë e më i vogël, por është në interesin e tyre që të përshpejtojnë integrimet evropiane të Prishtinës me qëllim të rrumbullakimit të pavarësisë së Kosovës dhe shtimit të vendeve që e njohin. Se a do të jetë në pakon e integrimeve të përshpejtuara edhe Serbia apo asaj do t’i lëshohet rampa, do të shihet pas disa javësh”, thotë analisti serb në Washington Obrad Kesiq.