Publikuar me datën: Sun, Mar 6th, 2011

SHBA-ja: Pavarësia punë e kryer, dialogu për çështjet praktike

Washington, 6 mars – Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, qëndroi për një vizitë pune në SHBA, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit, në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, në Kongresin amerikan, si dhe mbajtën një ligjëratë në Universitetin Johns Hopkins – SAIS me temën: “Kosova pas zgjedhjeve dhe sfidat para saj.”
Në Departamentin e Shtetit, Tahiri dhe Hoxhaj takuan zëvendëssekretarin e Shtetit, James B. Steinberg, pastaj zëvendësndihmësin kryesor të sekretarit të Shtetit, Thomas Countryman, me Jennifer Brush, drejtoreshë e Zyrës për Evropën Jugore e Qendrore dhe me Paul Pfeuffer, nga zyra për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore.
Në takimin me James B. Steinberg, delegacioni kosovar prezantoi vizionin dhe programin e qeverisë së re të Kosovës për zhvillimin dhe forcimin e shtetit të pavarur, duke theksuar prioritet kryesore për zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes e mirë, fuqizimin e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare, lobimin për njohje dhe dialogun teknik ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë. “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për qeverisje të mirë dhe reforma të thella për zhvillimin e Kosovës në planin e brendshëm e të jashtëm, në të mirë të interesave të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve, si dhe angazhohet seriozisht për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”, tha zëvendëskryeministrja Tahiri.
Zyrtari i lartë amerikan përshëndeti krijimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit dhe siguroi se SHBA-ja do të vazhdojë t’i japë mbështetje të fuqishme shtetit të pavarur të Kosovës dhe perspektivës euro-atlantike të saj. Duke i dhënë mbështetje dialogut për çështje praktike midis Kosovës dhe Serbisë, Steinberg rikonfirmoi qëndrimin amerikan se pavarësia e Kosovës është çështje e përfunduar dhe një realitet i ri në Ballkan.
Delegacioni ynë pati takime të veçanta me kongresistët Eliot Engel dhe Dan Rohrabacher, të cilët riafirmuan përkushtimin e tyre për ta mbështetur Kosovën në sfidat e saj si shtet i ri.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close