Publikuar me datën: Mon, Jul 19th, 2010

SHBA: Asnjë pavarësi nuk është gjykuar për shkelje ligjesh

Washington, 19 korrik – Derisa pritet që kësaj të enjte të jepet mendimi këshillues, rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, qëndrimi amerikan ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe se Gjykata duhet të vendosë ose në favor të Kosovës ose të përmbahet nga çfarëdo vendimi, raporton nga kryeqyteti amerikan RTK-ja.
 
 
Në argumentet që paraqitën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Hagë në mbrojtje të ligjshmërisë së pavarësisë ishte edhe vlerësimi se pavarësia ka avancuar lirinë dhe
stabilitetin në Ballkan .

‘Pavarësia e Kosovës nuk është një diçka që kontrollohet nga ligji ndërkombëtar’ por është ‘rrënjësisht një veprim politik… të cilin shtetet veç e veç vendosin se a do ta njohin apo jo.’

Idetë që qarkullojnë, sidomos nga pala serbe, për mundësinë e bisedimeve rreth statusit pas dhënies së mendimit këshillues, zyrtarët amerikanë i kanë quajtur të kota, sepse një orientim i tillë do të ‘shthurte marrëveshjet e mundimshme politike, të cilat kanë sjellë stabilitet në rajon.’

“Pavarësia e Kosovës”, thonë zyrtarët amerikanë, “është një realitet dhe ajo arsyetohet përballë shtypjes historike nën okupimin serb.”

Përveç kësaj, Washingtoni zyrtar argumenton se asnjë nga mbi 100 deklarata të pavarësisë anekënd botës nuk është gjykuar të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar e këtë nuk e ka bërë as Kosova, thekson raporti i RTK-së.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close