Publikuar me datën: Wed, Nov 16th, 2011

SHBA: As ndarje as këmbim territoresh

Uashington, 16 nëntor – Ndihmësseketari amerikan i Shtetit Philip Gordon ka porositur Serbinë që anembanë Kosovës duhet patjetër të ekzistojë pa kusht liria e lëvizjes, duke theksuar se Uashingtoni pret nga qeveria e Serbisë që plotësisht të bashkëpunojë me KF0R-in dhe EULEX-in në heqjen urgjente të bllokadave në rrugët e veriut të Kosovës dhe të sigurojë kontroll përkatës të kufijve.

Gjithashtu ai ka bërë të qartë se ndarja dhe shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e papranueshme, ka thënë Gordon në Nënkomitetin e Dhomës Përfaqësuese për Evropë dhe Evroazi kushtuar situatës në Ballkan, ku më së shumti është diskutuar për Serbinë e dhe Kosovën dhe problemet e Bosnjës e Hercegovinës, njofton “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe.

“Vështirë është të imagjinohet që Bashkimit Evropian t’i bashkohet vendi i cili financon aktivisht institucionet e ndara në shtetin fqinjë dhe i cili me të ndan kufijtë që nuk janë rregulluar, kontrolluar dhe njohur. Ky është mesazhi që bashkë me Bashkimin Evropian përpiqemi t’ia transmetojmë Serbisë”, është shprehur ndihmësseketari Gordon.

Nëse nis cilido qoftë nga këto procese, kjo kurrsesi nuk mund të jetë i kufizuar vetëm në një linjë kufitare, as që mund të përfundojë me rrugë paqësore. Retorika, me të cilën bëhet thirrje për ndarjen e Kosovës dhe vëhet në dyshim aftësia e njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike të jetojnë bashkë, është e dëmshme për pajtimin rajonal dhe në kundërshtim me përpjekjet e gjata me dekada të komunitetit ndërkombëtar që të nxjerrë rajonin nga periudha e konflikteve brutale të 1990-ve”, ka theksuar Gordon.

Kriza në Kosovë ka qenë temë debati e kongresistëve amerikanë në Këshillin për Politikë të Jashtme, njoftojnë medie serbe. Në Këshill janë paraqitur ide të ndryshme, që nga qëndrimi se Serbia është përgjegjësja e vetme për ngjarjet në Kosovë deri tek ideja për ndarje. Të gjithë pajtohen se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve

Kongresisti nga Ohajo Jen Schmidt dhe kongresisti nga New Yorku Eliot Engel kanë thënë se Serbia është  fajtore për situatën në veri dhe se për këtë arsye asaj nuk duhet lejuar vazhdimin mëtejmë të integrimeve evropiane përderisa të mos zgjidhet kjo çështje “Problemi është te Serbia. Kosovën e kanë njohur 86 shtete e Serbia po shkakton incidente. Nuk duhet harruar se kosovarët janë miqtë më të mirë të Amerikës në rajon”, ka thënë Schmidt”.

Kongresisti Engel ka thënës e Serbia nuk bën të hyjë në BE para Kosovës sepse ajo munf të bllokojë pastaj hyrjen e Kosovës në BE.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close