SHANSI I FUNDIT I KOSOVËS

Nga;Lek Mrijaj
Komuniteti Ndërkombëtar është buzë krijimit të një rrëmuje të frikshme që nuk do të rregullohet kurrë. Fjalët pavarësi e “kontrolluar” apo pavarësi “e kushtëzuar” janë të padëgjuara. Ekziston vetëm pavarësia e plotë dhe Kosova e meriton atë, e meriton këtë pavarësi dhe atë e meriton që tani. Krijimi i Kosovës …si shtet sovran është rruga e vetme për progresin ekonomik, shoqëror dhe politik të Kosovës dhe për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Evropën juglindore. Ka ardhur koha që lidershipi i Kosovës të ngul këmbë për këtë çështje si kurrë deri më tani, sepse ky është shansi i fundit i Kosovës.