Serveri i sugjeron Sejdiut ta ftojë Tadiqin për vizitë në Prishtinë

Washington, 9 qershor – Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu do të duhej ta ftonte Presidentin e Serbisë Boris Tadiq që të vizitojë Prishtinën, dhe pastaj të pasojnë bisedimet për mënyrën sesi Prishtina dhe Beogradi kanë ndërmend të përmbushin kërkesat e BE-së për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, konsideron Daniel Server nga Instituti i Paqes në Washington.
Në një analizë të titulluar “Lloji i ri i dramës ballkanike”, të publikuar në fillim të qershorit, Server ka tërhequr vëmendjen se Ballkani do të përballet me probleme të reja në Kosovë dhe në BeH nëse SHBA-të dhe BE nuk ndërmarrin hapa dramatikë për t’i kthyer në rrugën që çon drejt anëtarësimit në BE. Server konsideron që Prishtina dhe Beogradi duhet të eliminojnë pengesat për komunikim direkt dhe që të fillojnë të bisedojnë për një spektër të gjerë çështjesh dhe të propozojnë masa konkrete diplomatike që kjo të realizohet. Si hap i parë, dramatik, eksperti amerikan për Ballkanin propozon një ftesë direkte të Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, Presidentit të Serbisë Boris Tadiq, për të vizituar Prishtinën.