Server: Serbia s’mundet në BE pa zgjidhur problemin me Kosovën

Beograd, 6 maj – Amerika e do Serbinë në Bashkimin Evropian sa më parë që të jetë e mundur, mirëpo Serbia nuk ka kurrfarë gjasash të arrijë diçka të tillë nëse nuk e zgjidh shumë shpejt çështjen e Kosovës, dhe nuk i fillon menjëherë bisedimet me Prishtinën, ka deklaruar analisti amerikan Daniel Server nga Instituti Amerikan i Paqes në Uashington. Negociatat për statusin nuk janë të mundshme për shkak se shqiptarët nuk pajtohen me një gjë të tillë, ndërsa SHBA të dhe Bashkimi Evropian nuk do t’i detyrojnë t’i pranojnë ato, ka thënë Server për të përditshmen e Beogradit “Blic”. Negociatat për kufijtë mund të zhvillohen në mes të Beogradit dhe Prishtinës, mirëpo sipas tij, Amerika nuk do të ishte e lumtur për një gjë të tillë, sepse kjo mund të destabilizonte Maqedoninë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Sipas fjalëve të Serverit, SHBA-të dëshirojnë që të mos pritet mendimi i GJND, por që bisedimet të nisin sa më parë. “Nuk është Rezoluta 1244 ajo që bllokon anëtarësimin e Kosovës në KB, por është Beogradi, dhe Serbia duhet ta zgjidhë këtë”, ka thënë Server