Seremb Gjergji-PTK-në ta blejnë Fondi për Privatizim dhe ai Pensional!

PTK-në ta blejnë Fondi për Privatizim dhe ai Pensional!
Publikuar: 25.08.2012
Pejë, 25 gusht – Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës është institucioni i rëndësisë së veçantë kombëtare. Ky institucion strategjik njëkohësisht është kompania më fitimprurëse në Kosovë me qarkullim i vjetor rreth 150 milionë euro. Për të mënjanuar rreziqet që bart në vete privatizimi i PTK-së nga kompanitë e huaja, s
Sipas tij, PTK-në mund dhe duhet ta blejnë Fondi për Privatizim dhe Fondi Pensional i Kosovës, pasi këto dyja aktualisht kanë fonde që tejkalojnë 1 miliard euro.
Si mendon se struktura e investimit dhe pjesëmarrësve për blerjen e PTK-së nga ana e institucioneve vendore do të duhej të vendosej nga Kuvendi i Kosovës. “Përmes këtij hapi, institucionet e Kosovës do të sigurojnë edhe për një kohë të gjatë asetin më të rëndësishëm dhe asetin e sigurisë kombëtare, PTK-në”, tha ai.
Në këtë mënyrë, shtoi ai, do të ruhej substanca e kapitalit vendor dhe asetet substanciale të mos ikin nga pronësia publike, ndërsa të hyrat të vazhdojnë të derdhen brenda Kosovës. Pra, fitimi nuk del jashtë vendit, por ri-investohet në Kosovë si dhe kjo kompani e nivelit të sigurisë kombëtare mbetet nën menaxhimin e institucioneve vendore.
“Përmes këtij modeli, PTK-ja mbetet nën menaxhimin e institucionit më të lartë të vendit – Kuvendit të Kosovës, por edhe ruan kapacitet e veta zhvillimore për një të ardhme më të ndritur për kompaninë, si dhe ndërrohet politika e menaxhimit. Zhvillimi ekonomik ndihmohet nga jashtë, por ai kryesisht zhvillohet dhe vjen nga brenda”.